Medaljet e fituara në mundje/ Kampionët kuqezi flasin për Euronews

21 Shkurt 2024 | 20:38

Mundja shqiptare regjistroi një tjetër arritje në arenën ndërkombëtare pak ditë më parë, duke fituar dy medalje. Në kampionatin evropian të zhvilluar në Bukuresht, Zelimkhan Abakarov konfirmoi potencialin e tij, madje si një kandidaturë që mund të bëjë mirë dhe në lojërat olimpike, por surpriza padyshim ishte Islam Dudaev.

Ky i fundit arriti të fitojë medaljen e arit, duke u shpallur kampion, ndryshe nga Abakharov që u rendit i dyti.

Kreu i federatës shqiptare të mundjes, Sahit Prizreni për Euroneës Albania vlerësoi arritjet e dy sportistëve.

“Jam shumë krenar jo vetëm për rezultatet, por për punën e bërë prej tyre gjatë kësaj kohe. Një model në shoqëri, stërvitje”-tha Sahit Prizreni-President i Federatës së Mundjes.

Shqipëria ishte shumë pranë fitimit të medaljes së dytë të arit.

“Kur je afër 2 medaljeve të arit ndjen keqardhje, por Zelimkhan garoi në një peshë tjetër, për mua është kampion”- u shpreh Prizreni.

Edhe dy kampionët kuqezi u shprehën të lumtur për arritjet e tyre.

“Sigurisht që doja të fitoja medaljen e arit, sepse vitin e fundit kisha marrë një prej argjendi, por ja që ndodhi dhe fitova sërish një medalje argjendi”-theksoi Zelimkhan Abakarov

“Jam shumë i lumtur që munda të shpallem kampion Europe. Ky është trofeu im më i rëndësishëm në 29 vite, kjo pasi karriera ime ka qenë e pasuksesshme. Kam tentuar të dorëzohem, por presidenti Sahit Prizreni besoi tek mua, më motivoi dhe jam i lumtur. Falenderoj shqiptarët që më mbështesin, do ta tregoj veten dhe në kompeticione të tjera”-tha Islam Dudaev.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Lundronin pranë pushuesve, gjobiten dy drejtues mjetesh ujore në Vlorë

Policia Kufitare e Vlorës ka gjobitur dy persona, ndërsa u ka bllokuar edhe mjetet e tyre ujore, pasi dyshohet se kanë lundruar pranë bregut duke...
12:50 | 11/07/2026

Rama publikon pamjet e stadiumit për koncertin e Kanye West: 4 milionë € nuk janë shpenzim, por investim

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për koncertin e këngëtarit Kanye West që do të zhvillohet këtë të shtunë në Tiranë. Përmes një postimi në...
12:38 | 11/07/2026

Berisha: 4 milionë eurot për Kanye West janë dhënë në mënyrë antikushtetuese

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar qeverinë për përdorimin e fondit rezervë për financimin e koncertit të Kanye West në Tiranë. Gjatë një...
12:30 | 11/07/2026