Vrasja e pilotit të dezertuar rus në Spanjë, e tradhtoi telefonata e ish-të dashurës
Detaje të reja janë publikuar për pilotin e helikopterit ushtarak rus, i cili u gjet i vdekur në një parking nëntokësor në Spanjë, ku ishte strehuar pas dezertimit në Ukrainë.
Mediat e huaja, raportojnë se dyshohet se i riu mund t’u ketë dhënë vrasësve vendodhjen e tij përmes telefonatës që bëri me të dashurën ku i thoshte që të shkonte ta vizitonte në Alicante.
Kapiteni Maksim Kuzminov u gjet i ekzekutuar me plumba në një parking nëntokësor në Villajoyosa afër Alicantes në fillim të këtij muaji, ngjarje që dyshohet se ishte një goditje e orkestruar nga Kremlini.
28-vjeçari u kthye në objektiv të skuadrave ruse pasi u largua nga atdheu gushtin e kaluar me një helikopter Mi-8 të vjedhur dhe duke e ulur atë në një aeroport ushtarak ukrainas.
Me një identitet të ri në Spanjë dhe i pasuruar nga ukrainasit pas dezertimit, ai kishte nisur të ndërtonte një jetë të re larg tmerreve të luftës.
Por ai besohet se ka bërë një gabim fatal duke kontaktuar ish të dashurën.
“Ne e dimë se ai kishte ftuar ish-të dashurën në Spanjë dhe më pas ai u gjet i vdekur. Ajo telefonatë mund të ishte përgjuar nga shërbimet sekrete ruse”, raportuan mediat spanjolle.
Ndërkohë, burime pranë hetimit pohuan se municione ruse u përdorën në sulmin ndaj tij për t’u sinjalizuar dezertorëve të tjerë shtrirjen e sigurisë së Kremlinit.
LEXONI GJITHASHTU:
Rreziku i sigurisë pas largimit të SHBA-së, Gjermania do të tërheqë trupat nga baza në Irak
Këmbësori shmang përplasjen nga dy makina, i shpëton për mrekulli aksidentit (VIDEO)
Paraziti Cyclospora përhapet në SHBA, ende nuk dihet burimi i infeksionit
- 13:41 Policia dhe partnerët amerikanë arrestojnë në Durrës 2 të kërkuar për vrasje nga Maqedonia e Veriut
- 13:32 Rama publikon review negative për Kalanë e Rozafës: Uroj që prokuroria të veprojë ndaj shantazhuesve
- 12:50 Lundronin pranë pushuesve, gjobiten dy drejtues mjetesh ujore në Vlorë
- 12:38 Rama publikon pamjet e stadiumit për koncertin e Kanye West: 4 milionë € nuk janë shpenzim, por investim
- 12:30 Berisha: 4 milionë eurot për Kanye West janë dhënë në mënyrë antikushtetuese
- 10:54 Rreziku i sigurisë pas largimit të SHBA-së, Gjermania do të tërheqë trupat nga baza në Irak