Mediat e huaja shkruajnë për protestën e opozitës, por edhe për ndarjen brenda PD

12 Shkurt 2023 | 12:06

Protesta e opozitës është pasqyruar edhe në dy agjencitë ndërkombëtare të medias, Associated Press dhe Reuters.

Mediat e huaja raportojnë për akuzat e opozitës ndaj qeverisë Rama, por edhe për faktin se Partia Demokratike nuk ishte e plotë, për shkak të shpalljes non grata të liderit të saj, Sali Berisha.

Agjencia e lajmeve Reuters, në titullin e saj ka cilësuar se opozita ka protestuar kundër varfërisë dhe korrupsionit.

E ndërsa Associated Press ka vënë në dukje akuzat e opozitës kundrejt kryeministrit Rama për çështjen McGonigal. Gjithsesi nuk lë pa theksuar se opozita nuk ishte e plotë në protestën e të shtunës, kjo për shkak të ndarjes brenda Partisë Demokratike.

Mediat e huaja nuk kanë kaluar pa përmendur edhe incidentin me  tymuese të hedhura nga protestuesit përpara kryeministrisë, ku gjendeshin forcat e policisë.

Shkrimin e tij Digital Journal e ka nisur me thirrjen nga opozita dhe mbështetësit e saj, për dorëheqje të Edi Ramës nën argumentin e korrupsionit dhe zhytjes së vendit në varfëri.

Edhe Washington Post ka ripublikuar raportimin e bërë më parë nga Associated Press.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dita e 36-të, nis marshimi i qytetarëve në rrugët e Tiranës

Mbrëmjen e kësaj të diele ka nisur marshimi i qytetarëve në rrugët e Tiranës. Pas qëndrimit prej gati 2 orësh para Kryeministrisë, protestuesit kanë vijuar...
22:10 | 05/07/2026

Zjarri në Drizë dhe Peshtan vihet nën kontroll pas mbi 9 orësh operacion, u evakuuan përkohësisht 7 familje

Një zjarr me përmasa të mëdha përfshiu këtë të shtunë zonën mes fshatrave Drizë dhe Peshtan, në njësitë administrative Qendër dhe Levan, në Bashkinë Fier....
22:07 | 05/07/2026

“Mund të anulohet samiti i NATO-s në Shqipëri në 2027 prej buxhetit?” Profesor Shala jep shpjegimin

Eksperti i sigurisë Xhavit Shala, I ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën është shprehur se është ende herët për të nxjerrë përfundime nëse Shqipëria...
21:50 | 05/07/2026