Mediat greke: Trafik mjetesh luftarake me Rusinë, arrestohet në Bullgari 1 shqiptar
Në Bullgari u zbulua një grup kriminal që eksportonte ilegalisht materiale të ndjeshme për operacionet ushtarake ruse në territorin e Ukrainës.
Këtë e bënë të ditur sot në një konferencë për media sekretari i përgjithshëm i MPB-së bullgare Zhivko Kotsev dhe shefi i Agjencisë Kombëtare të Sigurisë (Dans) Plamen Tonçev. Janë arrestuar 12 persona, pesë prej tyre shtetas të huaj, tre rusë, një shqiptar dhe një bjellorus, shkruajnë mediat greke.
Tonçev tha se ky është një rrjet ndërkombëtar me qëllim të kryerjes së furnizimeve të paligjshme të materialeve me përdorim të dyfishtë, me aplikim civil dhe ushtarak, për përdorim në operacionet ushtarake ruse në Ukrainë.
Grupi operonte në territorin e disa vendeve të BE-së dhe vendeve të tjera duke përfshirë Britaninë e Madhe, Serbinë, Singaporin, Emiratet e Bashkuara Arabe. Për të kryer veprimtarinë e tij tregtare, ai përdori një kompani bullgare të regjistruar në qytetin e Plovdivit (Bullgaria e Jugut) në emër të një shtetasi grek, lindur në Gjeorgji.
Tontsev sqaroi se materialet nuk ishin të destinuara për ushtrinë e rregullt ruse, por për forcat speciale që luftojnë në Ukrainë për llogari të Federatës Ruse si kompania private ushtarake Wagner, “Ahmad” dhe grupe të tjera.
LEXONI GJITHASHTU:
FAST Albania arreston në Kavajë 26-vjeçarin e kërkuar nga Italia për trafik droge
Euronews siguron pamjet, momenti kur Refit Buzi liron ish-bashkëshorten pasi e kishte marrë peng (VIDEO)
Braçe pas lajmit për përplasjen me Ramën: Nuk më nxori njeri jashtë, të bëhet shembull ai që tregoi se çfarë ndodhi në mbledhje
- 17:22 Sulm në zonën turistike të Zaporizhias, Rusia akuzon Ukrainën për 11 të vrarë
- 17:10 Arben Malaj konfirmon kandidaturën për kryetar të Bashkisë së Vlorës: Pse zgjodha të dal i pavarur
- 16:54 Humbi shikimin dhe njërin gisht në fëmijëri, por jo ëndrrën: Historia frymëzuese e klarinetistit Nevruz Bramo
- 16:18 “Za Fest” pushton kalanë e Rozafës, qindra artdashës në natën e dytë të festivalit
- 16:09 Hapat e parë drejt fitores, Pogradeci organizon edicionin e katërt të “Maratonës së Bebeve” (VIDEO)
- 15:51 Rrëzohet hidroavioni në SHBA, shpëtojnë 11 personat në bord (VIDEO)