Mediat holandeze: Presioni dhe gabimet e arbitrave i kushtuan fitoren Fejnordit
Mediat holendeze kanë pasqyruar finalen e Ligës së Konferencës të zhvilluar në stadiumin “Air Albania”, ku Fejnord u mposht nga Roma.
Sipas De Telegraaf, futbollistët e Fejnordit nuk ishin në gjendje të shfaqnin të gjithë potencialin e tyre, ndikuar kjo edhe nga mënyra se si trajneri Zhoze Murinjo e kishte rreshtuar Romën në mbrojtje.
Në artikull shkruhet se lojtarët holandezë u ndikuan nga presioni i finales, por kanë fajësuar edhe arbitrat për humbjen, pasi nuk u dha një penallti në fillim të pjesës së dytë.
Në minutën e 49-të, holandezët kërkuan një 11-metërsh në favor të tyre, pasi pretenduan se mbrojtësi i Romës, Gianluca Mancini preku topin me dorë. Pas kontrollit me sistemin VAR, arbitri vendosi se nuk do të kishte një penallti.
Bazuar te statistikat, Fejnordi ishe më superior gjatë gjithës ndeshjes, me një zotërim të topit më të lartë (67%) dhe 13 gjuajtje, por kjo nuk mjaftoi për të fituar finalen.

LEXONI GJITHASHTU
“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit
Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij
Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset