‘Mediat s’e kërcënojnë sigurinë kombëtare’, Andi Bushati: Të dhënat i ka marrë Irani
Analisti Andi Bushati deklaroi se mediat në Shqipëri nuk e kërcënojnë sigurinë kombëtare, nëse publikojnë të dhënat e nxjerrë nga hakerat iranianë.
Në emisionin “Sot” në “Euronews Albania”, Bushati u shpreh se siguria kombëtare ka marrë fund, pasi të dhënat shtetërore i kanë hakerat nga Irani.
“Çfarë mund ta kërcënojë sigurinë kombëtare, një media online në Shkodër që i publikon, kur ty t’i ka marrë Irani që e quan fuqi armike. Këtu siguria ka marrë fund, këtu i ke te armiku. Këtu duan t’i ndalojnë qytetarët që t’i marrëin vesh, Irani le t’i marrë vesh se i ka vjedhur. Qytetarët nuk duhet ta dinë që i ka marrë Irani këto. Është thjesht masë propagandistike”, theksoi ai.
Prokuroria e Tiranës ka marrë vendimin që të dhënat të cilat bëhen publike nga autorët të cilët qëndrojnë pas sulmeve kibernetike, nuk duhet të publikohen më tej nga mediat.
LEXONI GJITHASHTU
- Andi Bushati: Banditët më të mëdhenj lëvizin të lirë në Tiranë, i lejon policia
- Prokuroria u ndalon mediave publikimin e çdo të dhëne të nxjerrë nga hakerat
- Sa e rrezikuar është Shqipëria nga sulmet terroriste? Hakerat publikojnë dokumentin
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 09:47 Marta Kos: Shqipëria do të mbyllë tre kapitujt e parë të negociatave me BE-në (VIDEO)
- 09:38 Bujar Leskaj kundër bojkotit të PD: Qytetarët s’i votojnë deputetët për të lënë bosh karriget në Parlament
- 09:35 Yamal: Gjysmëfinalja me Francën, ndeshja më e rëndësishme por nuk ndjej presion
- 09:28 Vala e të nxehtit ekstrem godet Italinë dhe Evropën, temperaturat pritet të arrijnë deri në 45°C
- 09:26 Ndizet një vatër zjarri në lagjen “15 Tetori” të Vlorës, rrezikohen banesat pranë (VIDEO)
- 09:02 U përjashtua nga Kupa e Botës, ndërron jetë arbitri holandez i akuzuar për abuzim seksual