Mediat: Ukraina ka pranuar marrëveshje për paqe me Rusinë, lufta drejt fundit

25 Nëntor 2025 | 16:48

Një zyrtar amerikan ka konfirmuar për ABC News se një delegacion ukrainas ka rënë dakord me Shtetet e Bashkuara mbi kushtet e një marrëveshjeje të mundshme paqeje me Rusinë.

Sipas CNN, Ukraina ka pranuar marrëveshjen, ndërsa disa “detaje të vogla” mbeten ende për t’u saktësuar.

“Ukrainasit kanë pranuar marrëveshjen e paqes. Ka disa detaje të vogla për t’u rregulluar, por ata e kanë pranuar një marrëveshje paqeje,” tha zyrtari amerikan, duke u shprehur përtej qëndrimit publik të zyrtarëve ukrainas.

Presidenti Volodymyr Zelensky ka theksuar se ende ka shumë punë për të bërë, ndërsa delegacioni ukrainas vazhdon bisedimet në Abu Dhabi dhe ka mbajtur kontakte me sekretarin e ushtrisë Dan Driscoll.

Në një postim në X, sekretari i sigurisë kombëtare të Ukrainës, Rustem Umerov, deklaroi se delegacionet kishin “arritur një mirëkuptim të përbashkët mbi termat themelorë të marrëveshjes së diskutuar në Gjenevë”. Ai shtoi:

“Ne tani mbështetemi te përkrahja e partnerëve tanë evropianë për hapat tanë të ardhshëm.”

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Spanja drejt ndalimit të duhanit dhe cigareve elektronike në plazhe e ambiente publike, drafti shkon në Kuvend

Qeveria spanjolle njoftoi këtë të martë se dëshiron të ndalojë pirjen e duhanit dhe përdorimin e cigareve elektronike në dyqanet e jashtme dhe në plazhe,...
19:43 | 21/07/2026

“Sfiduan” paralajmërimin e Iranit, Bullgaria miraton vendosjen e avionëve ushtarakë amerikanë në bazën e Bezmerit

Komisioni parlamentar i Mbrojtjes i Bullgarisë miratoi të martën një propozim qeveritar për të lejuar vendosjen e përkohshme të avionëve cisternë amerikanë për furnizim me...
19:37 | 21/07/2026

Irani paralajmëron Bullgarinë: Nëse lejoni SHBA-në të përdorë bazat tuaja, do të jeni bashkëfajtorë në krime lufte

Irani e paralajmëroi Bullgarinë të martën kundër lejimit të SHBA-së të përdorë territorin e saj për operacione ushtarake kundër Teheranit, duke thënë se një veprim...
19:30 | 21/07/2026