Mediu në takimin IDU në Washington: Zgjedhjet në Shqipëri manipulohen
Fatmir Mediu gjatë fjalës së mbajtur në mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv të Unionit Ndërkombëtar Demokrat, IDU, mbajtur në Uashington, kanë denoncuar situatën e rëndë politike dhe të lirive në Shqipëri.
Ai theksoi se vendi po përballet me një realitet të përditshëm autoritar.
“Autoritarizmi në Shqipëri është një realitet i përditshëm, i ushqyer nga korrupsioni, krimi i organizuar dhe kolapsi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme”.-tha Mediu.
Mediu e përshkroi Shqipërinë si “shembullin më të qartë të një shteti të kapur nga një njeri i vetëm një republikë me një njeri në krye”.
Ai akuzoi kryeministrin se nuk lejon koalicione, manipulojnë zgjedhjet dhe kontrollon 90% të medias, ndërsa qytetarët largohen masivisht:
“Më shumë se 1.3 milionë njerëz, në një vend me vetëm 3 milionë banorë, kanë braktisur vendin që prej ardhjes së socialistëve në pushtet në vitin 2013”.
Duke folur për reformën në drejtësi, Mediu tha se ajo nuk ka çliruar sistemin gjyqësor:
“Përpara reformës kishim 16,000 çështje të prapambetura; sot kemi rreth 200,000, me vendime që marrin 8–15 vjet. Sot, sistemi i drejtësisë quhet vetëm ‘Prokuroria e Posaçme’, jo gjyqësori. Gjykatat funksionojnë nën frikë dhe presion.”
Ai kritikoi financimin ndërkombëtar të SPAK-ut, duke theksuar se kjo nuk garanton drejtësi të pavarur.
Mediu gjithashtu paralajmëroi kolapsin demografik dhe emigracionin masiv të të rinjve shqiptarë.
“Të rinjtë shqiptarë largohen sepse ndihen të papërfillur, të papunë, të pambrojtur dhe të papërfaqësuar.” Ai kritikoi raportet e OSBE/ODIHR për shkeljet e zgjedhjeve dhe akuzoi disa institucione ndërkombëtare që, sipas tij, “zgjedhin të mbyllin sytë dhe pranojnë propagandën mbi të vërtetën”.-vijoi Mediu
Duke krahasuar situatën me Gjeorgjinë, Mediu theksoi:
“Shqipëria nuk është larg realitetit të Gjeorgjisë, megjithëse jemi vend i NATO-s.”
Ai përfundoi duke falënderuar mbështetjen ndërkombëtare dhe duke nënvizuar nevojën për rezoluta dhe vëmendje të vazhdueshme: “Sot, e vërteta duhet thënë dhe kjo është arsyeja pse e sollëm rezolutën.”
Udhëheqësi i ri suprem i Iranit betohet për hakmarrje: Do të paguajnë për gjakun e babait tim
Mbi 1 mijë banorë pa ujë të pijshëm në Mokër, situatë problematike në 8 fshatra të Pogradecit
Pas ankesave të qytetarëve dhe shqetësimeve të deputetëve, Autoriteti i Konkurrencës nis monitorimin e çmimeve të shportës
- 22:50 Vrasja në Shkodër, flet i afërmi i viktimës: Konfliktin e dinë të gjithë, është ruajtur
- 22:29 Dy automjete përplasen në aksin Elbasan–Librazhd, një grua bllokohet në mjet
- 22:29 “Tirona o nona”, Rama ndan pamje nga koncerti “YE”: Shqipëri e bukur europiane
- 22:21 Skenë madhështore dhe pjesëmarrje masive, pamje nga koncerti i Kanye West në Tiranë
- 22:10 Politikani amerikan ndalohet nga pushtuesit izraelitë në Bregun Perëndimor
- 22:06 Të paktën gjashtë të vrarë gjatë sulmeve ruse në Ukrainë