Medvedev: Finlanda po përgatitet për luftë me Rusinë
Ish-presidenti i Rusisë, Dmitry Medvedev, e ka akuzuar Finlandën fqinje se po ndjek rrugën e luftës kundër Rusisë.
“Pasi iu bashkua NATO-s, Helsinki po ndjek rrugën e konfrontimit në përgatitje për luftë me Rusinë, nën pretekstin e masave mbrojtëse.
Është e dukshme që po përgatitet për të na sulmuar”, tha Medvedev në një shkrim të publikuar në agjencinë shtetërore, Tass.
Medvedev aktualisht mban postin e nënkryetarit të Këshillit për Siguri Kombëtare të Rusisë, raporton REL.
Ai po ashtu u ankua se po krijohet staf për njësi të ushtrisë në Lapland “që gjendet në afërsi të kufirit rus”.
Nuk është e qartë ndaj kujt janë drejtuar këto struktura, pasi NATO-ja e ka shpallur Rusinë armike, shkroi Medvedev.
Pas nisjes së pushtimit rus të Ukrainës më 2022, Finlanda hoqi dorë nga politika e saj e kamotshme ushtarake dhe iu bashkua NATO-s, së bashku me Suedinë.
LEXONI GJITHASHTU:
Pas orësh negociatash me RENEA-n, 35-vjeçari qëllon veten në automjet
Rrufeja godet tufën e deleve në Pogradec, ngordhin rreth 10 krerë
Liberia sekuestron rreth katër ton kokainë me vlerë 317 milionë dollarë
- 20:42 Protesta në ditën e 56-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë dhe paralajmërojnë tubim të ri të hënën te Parlamenti
- 20:30 Rrëfehet xhaxhai i Rozalindës: Kishte mbi 40 ditë kërcënime nga Buzi, institucionet dështuan
- 20:05 Spanja dhe Franca në betejë me flakët, zjarret jashtë kontrollit (VIDEO)
- 19:51 Të shtëna me armë zjarri në Kurbin, plagoset 22-vjeçari
- 19:46 Presidenti i Kazakistanit ia thotë në sy Putinit: Ndalini luftimet në Ukrainë (VIDEO)
- 19:04 Zjarr në malin e Çipinit, terreni i vështirë pengon ndërhyrjen e zjarrfikësve (VIDEO)