Mehmeti: Abazoviç po dëmton interesat e shqiptarëve në Mal të Zi
Kryetari i Lidhjes Demokratike në Malin e Zi, Saubih Mehmeti thotë se marrëveshja e nënshkruar nga kryeministri në detyrë, Dritan Abazoviç për Kishën Serbe po destabilizon vendin.
Në një intervistë për Euronews Albania, Mehmeti u shpreh se në trevat ku shqiptarët janë shumicë dhe autoktonë, do të atakojë politika e Kishës Serbe, ku mund të marrë në pronësi kisha të tjera.
Sipas tij, vendi ka nevojë për zgjedhje të parakohshme.
“Kur vjen situata te Kisha Serbe, blloku pro-serb do të mbështesë çdo individ i cili ndihmon në atë drejtim. Jo vetëm për Malin e Zi, por është një dëm i madh që i bëhet pakicave, veçanërisht shqiptarëve në Malin e Zi. Në të gjitha trevat ku janë shqiptarët shumicë dhe autoktonë, do të atakojë politika e Kishës Serbe, për kalimin në pronësi të kishave që nuk ka qenë asnjëherë në pronësi të tyre.
Mënyra e nënshkrimit të asaj marrëveshjeje nuk ka qenë korrekte, nuk ka pasur transparencë dhe kjo e ka rënduar edhe më tepër situatën. Duhen zgjedhjet e parakohshme. Blloku por-serb është ai që destabilizon Malin e Zi, pres një reflektim edhe nga qytetarët”, theksoi ai.
Koloneli: Pasurimi i uraniumit, pika më e nxehtë, frika e Perëndimit është bomba bërthamore
Kreu i Këshillit të Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane zbulon planin e tre kongresmenëve për Kosovën në NATO
Rezolutë që Kosova të futet në NATO, Turdiu: Hap pozitiv për sigurinë, pengesë mbetet mosnjohja nga 4 vende
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë