Melania Trump: Putin iu përgjigj letrës sime për fëmijët ukrainas
Zonja e Parë, Melania Trump, ka bërë të ditur se Presidenti rus Vladimir Putin i është përgjigjur një letre që ajo i kishte dërguar në lidhje me fatin e fëmijëve ukrainas të zhvendosur për shkak të luftës.
Në një deklaratë të premten, Zonja e Parë tha se pas një “kanali të hapur komunikimi” me Putinin, tetë fëmijë janë ribashkuar me familjet e tyre gjatë 24 orëve të fundit.
“Letra e paqes”, siç e cilësoi ajo, iu dorëzua personalisht Presidentit rus gjatë vizitës së tij në Alaskë, në gusht. Në të, Melania i bën thirrje Putinit që të mbrojë fëmijët, duke theksuar se “do t’i shërbejë jo vetëm Rusisë, por vetë njerëzimit”.
Duke folur nga një podium në Shtëpinë e Bardhë, e shoqëruar nga flamuj amerikanë, Zonja e Parë tha:
“Çdo fëmijë ka jetuar në trazira për shkak të luftës në Ukrainë.”
Nga tetë fëmijët e ribashkuar, tre ishin ndarë nga familjet dhe ishin zhvendosur në Rusi për shkak të luftimeve në vijën e frontit, ndërsa një vajzë tjetër ishte kthyer nga Ukraina në Rusi.
Sipas Zonjës së Parë, procesi i ribashkimit u lehtësua nga autoritetet e Ukrainës dhe Rusisë. Ajo tha se i është dorëzuar një raport i detajuar me fotografi, identitetet dhe rrethanat e secilit fëmijë. Qeveria amerikane ka konfirmuar faktet e raportit, shtoi ajo.
Melania Trump deklaroi se që nga dorëzimi i letrës, ka “mësuar shumë mbi këtë çështje” dhe se Putini iu përgjigj me shkrim.
Në letrën e saj, ajo shkruante:
“Çdo fëmijë ndan të njëjtat ëndrra të qeta në zemrën e tij… Ata ëndërrojnë për dashuri, mundësi dhe siguri nga rreziku.”
Ky zhvillim shënon një moment të rëndësishëm në angazhimin e Zonjës së Parë për mbrojtjen e fëmijëve, një kauzë të cilën ajo e nisi gjatë mandatit të parë të Presidentit Trump përmes iniciativës BE BEST, lançuar në janar 2021 dhe fokusuar në mirëqenien globale të fëmijëve.
Më herët këtë vit, ajo udhëhoqi përpjekjen për miratimin nga Kongresi të Aktit “Take It Down”, që ndalon pornografinë hakmarrëse.
Pas nënshkrimit të ligjit, Melania Trump tha se ishte “një deklaratë e fuqishme se ne qëndrojmë të bashkuar në mbrojtjen e dinjitetit, privatësisë dhe sigurisë së fëmijëve tanë.”
Sipas të dhënave të qeverisë ukrainase, që nga shkurti i vitit 2022, mbi 19,500 fëmijë ukrainas janë deportuar ose zhvendosur me forcë në Rusi dhe territore të pushtuara.
Deri tani, vetëm 1,605 janë rikthyer.
Gjykata Ndërkombëtare Penale ka lëshuar urdhër arresti për Presidentin rus Vladimir Putin dhe Komisioneren për të Drejtat e Fëmijëve, Maria Lvova-Belova, për deportimin e dyshuar të paligjshëm të fëmijëve nga Ukraina.
Rusia i mohon akuzat, duke pretenduar se zhvendosja e fëmijëve është bërë për t’i mbrojtur nga zona e luftës.
LEXONI GJITHASHTU:
Britania propozon rregulla të reja për platformat mobile të Apple dhe Google
Eksperti i astronomisë: Asteroidi më i rrezikshëm që do t’i afrohet Tokës në vitin 2028
Polemikat me Trump, Meloni: Nuk jam antiamerikane, por as e gjunjëzuar
- 12:16 Përplasje te Parlamenti, policia ndërhyn për të hapur rrugën, i vjen në ndihmë FNSH
- 12:08 LIVE| Përplasje të ashpra te Parlamenti, protestuesit qëllojnë me vezë makinën e ministres (VIDEO)
- 11:58 Bardhi kërkoi të anulohet koncerti i Kanye West, Gonxhe: Ti merrni të keqen, do jetë eventi më i rëndësishëm i Shqipërisë
- 11:53 Tensione para Parlamenti, protestuesit përplasen me policinë (VIDEO)
- 11:36 Balla debat me Bardhin: Shpreson se kjo protestë do të heqë qafe Saliun
- 11:33 Tensione para Parlamentit, protestuesit vendosin koshin e plehrave në hyrje të Kuvendit