‘Melodia’ që bashkoi zemrat, muzikanti i huaj gjen dashurinë e tij në Shqipëri

19 Mars 2023 | 20:20

Meloditë i luajnë të njëjta, ashtu siç kanë dhe ndjenjat.

Ky çift muzikantësh luajnë bashkë në rrugët e Shqipërisë dhe të Ballkanit, të pandarë nga njëri tjetri.

Muzikanti kanadez tregon pse erdhi në Shqipëri dhe më pas çfarë e bëri të qëndronte përgjithnjë.

“Unë erdha në Shqipëri në 2021, pak para kohës së Covid, Shqipëria ishte akoma vend i hapur dhe më pas njoha një tjetër muzikante në Tiranë, rashë në dashuri dhe tani dua të martohem me të.”- tha Christopher Tarant, muzikant rruge.

Aida e cila luan në violinë tregon se rastësia e njohu me Christopher, e sot ata janë të pandarë.

“Ne u njohëm ne Tiranë tek një hostel i miqve tanë, u dashuruam e tani jemi bashkë. Ne luajmë bashkë por këtu luajmë të veçuar, nëpër pedonale apo parqe luajmë të veçuar ndërsa në pjesën tjetër të ditës ne bëjmë regjistrimi, kompozojme, luajmë. 2:52 e gjithë jeta ka aventurat e veta për të gjithë ne, e jona është muzikore, është artistike, jemi nga mëngjesi deri në darkë, flemë me muzikë”- nënvizoi Aida Al Hani, violonçelistë.

Ata kanë vendosur të jetojnë në këtë mënyrë, vetëm me atë që u fal muzika dhe njerëzit në rrugë.

“Prej 10 vitesh unë luaj violinë, nuk jam e punësuar askund, thjesht luaj violinë e njerëzit kontribuojne. Për të fituar fiton, natyrisht. Gjithë muzikantët fitojnë Por…për të mbijetuar”

“Ky instrument quhet bill bill, vjen nga Irlanda dhe Skocia, unë luaj me të prej disa muajsh. Gjithashtu luaj e ne kitarë, daulle, harmonike. Jetoj me muzikën. Këtë di të bëj”- tha Christopher Tarant.

Kanadezit ka rënë në dashuri edhe me Shqipërinë, ndërkohë që ka mësuar e disa fjalë në shqip.

“Gjëja më e bukur që ka Shqipëria është dielli. Qyteti im i preferuar është Korça, ndërsa ushqimi i preferuar është tava. Kam mësuar e disa fjalë shqip”- shtoi ai.

“Qumësht, billi billi, natyralisht, shpirt, zemer, e dashur, diell “- thekson ai.

Çdo ditë çifti muzikant i rrugës është bashkë, për të bërë atë që ata dinë, e për të jetuar aventurën më të bukur të jetës së tyre.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Erëra të forta dhe det i trazuar gjatë së premtes, apeli i Kapitenerisë së Vlorës për pushuesit dhe operatorët

Kapiteneria e Portit të Vlorës ka dalë me një njoftim për përkeqësimin e kushteve hidrometeorologjike detare që parashikohet të ndodhin gjatë ditës së premte dhe...
16:30 | 23/07/2026

Kryeministri Rama largohet nga Kuvendi, opozita hedh shishe dhe karton drejt tij (VIDEO)

Gjatë seancës së sotme në Kuvend u krijuan mjaft trazira nga deputetët e opozitës të cilët bllokuan foltoren. Prezent në seancë ishte dhe kryeministri Edi...
16:26 | 23/07/2026

Bashkia Vlorë apel qytetarëve: Kujdes nga stuhitë dhe erërat e forta ditën e premte

Pas parashikimeve meteorologjike për përfshirjen e zonës së Vlorës nga fenomene të paqëndrueshme atmosferike gjatë ditës së premte, Bashkia Vlorë u ka bërë apel qytetarëve...
15:33 | 23/07/2026