Memory | Konflikti për historinë mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut

4 Prill 2021 | 22:10

Ballkani prodhon shumë histori, aq sa s’mund ta konsumojë as vetë. Historia ka sjell dhe përplasjen e fundit mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë. Problemi është shumë i thjeshtë dhe i komplikuar njëkohësisht. Zgjidhja duhet për të ardhmen edhe pse problemi vjen nga e kaluara, ajo i takon të sotmes. Ky konflikt ka pasoja për Maqedoninë e Veriut e cila nuk po bën hapa para përsa i përket antarësimit në Bashkimin Evropian, ndërsa Bullgari nuk lëviz nga qëndrimi i saj në kërkim të heronjve.

Para fillimit të luftrave Ballkanike u nënshkruan marrëveshje mes Bullgarisë, Serbisë dhe Greqisë për ndarjen e territoreve në Ballkan, që më parë i takonin Perandorisë Osmane. Me përfundimin e luftës së parë Ballkanike sidomos pas shpallja e pavarësisë së Shqipërisë e komplikoi ndarjen që tre shtetet kishin menduar të bënin.

Serbia dhe Bullgari patën konfliktin e parë për tokat e Maqedonisë së Veriut ku secila pretendonin se i takonin njëra -tjetrës. Kjo solli dhe luftën e dytë Ballkanike ku Serbia, Rumania, Mali i Zi dhe Turqia dolën kundër Bullgarisë. Kjo çoi në kapitullimin e Bullgarisë dhe nënshkrimin e marrëveshjes së Bukureshtit sipas së cilës territori i Maqedonisë së Veriut i takonte Serbisë. Pavarësisht marrëveshjes Bullgaria nuk u pajtua më këtë dhe në luftat e tjera që pasuan ato Botërore ajo ishte kundër Serbisë.

Në vitin 1944 Maqedonia e Veriut shpallet pjesë e Jugosllavisë komuniste. Pas shpërbërjes Maqedonia e Veriut kaloi shtet më vete dhe ishte sa më larg Bullgarisë.

Sapo kaloi problemin me Greqinë për emrin, Maqedonisë së Veriut i doli problemi tjetër me Bullgarinë që konteston historinë.

“Gjithçka filloi pas Maqedonia e Veriut zgjidhi problemin për emrin me Greqinë nga zyrtarët bullgarë vijnë letra që kërkonin negociata për historinë,” – thotë gazetari Nazim Rashidi.

“Mendoj që problemi ka ekzistuar gjithmonë sidomos 70 vitet e fundit që kur Maqedonia e Veriut bëhet Republikë. Bullgaria pranoi pavarësinë, por nuk pranoi disa figura të historisë edhe pse nuk u bë problem për marrëdhënien mes shteteve,” – shprehet ministri i jashtëm RMV-së Bujar Osmani.

Ky konflikt filloi sërish në momentin që qytetarët maqedonas besuan se tani e kishin të lirë rrugën drejt antarësimit.

Në vitin 2017 u krijua komisioni i përbashkët me shtatë bullgarë, gjashtë maqedonas dhe një shqiptar, i cili sipas Bullgarisë nuk po sillte shumë sukses. Gjendja bëhet më kritike kur diskutohet për Rilindjen në të cilën të dyja shtetet kanë shumë luftëtarë të përbashkët.

Sipas ministrit të jashtëm Bashkimi Evropian po bën përpjekje për të zgjidhur konfliktin, por ende nuk është arritur diçka konkrete.

Nëse ky proces zgjat me vite pasojat për Maqedoninë e Veriut do jenë shumë të mëdha.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zv.kryeministri shqiptar në RMV jep dorëheqjen, zbulohen përplasjet brenda qeverisë

Zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Arben Fetai, ka njoftuar se ka dorëzuar dorëheqjen nga funksioni i tij si zëvendëskryeministër i ngarkuar për Qeverisjen e Mirë....
10:46 | 02/06/2026

Ahmeti i përgjigjet Kurtit: Marrëveshja e Ohrit, gurthemeli edhe i planit të Ahtisaarit për Kosovën

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim ka reaguar ndaj kryeministrit në detyrë Albin Kurti pas kritikave që ky i fundit i bëri Bashkimit Demokratik për...
08:44 | 02/06/2026

Aksident i rëndë në aksin Kumanovë-Shkup, 13-vjeçari me skulter përplaset për vdekje nga një makinë

Një 13-vjeçar ka ndërruar jetë tragjikisht në një aksident në aksin Kumanovë-Shkup, në fshatin Çerkezi. Aksidenti u regjistrua mbrëmjen e së enjtes. Në aksident janë...
12:49 | 29/05/2026