“Mentaliteti, arsyeja që gjyshërit rrëmbyen nipin”,aktivistja: Është “trashëgimtari”
Suela Koçibellinj, aktiviste për të mbrojtur të drejtat e fëmijëve, ishte këtë të mërkurë e ftuar në “Good Morning Albanians” për të folur rreth rrëmbimit të të miturit në Durrës nga gjyshërit e tij.
Sipas saj nisja e konfliktit vjen si pasojë e mentalitetit, pasi gjyshërit pretendojnë se kanë të drejt të mbajnë djalin pasi ai është trashëgimtari i mbiemrit të djalit të tyre të ndjerë.
“Të gjithë duhet të merren në pyetje se ku e kanë parë këtë fëmijë herën e fundit. Më duket sikur po bëjmë përralla e nuk gjejmë zgjidhjen e vërtetë. Nisja e ngjarjes është te mentaliteti. humbja e djalit për familjen ka qenë shumë traumë.
Në këto zona, në Shqipërinë e veriut kryesisht edhe kur çifti divorcohet, ata kanë gjithmonë tendencën të mbajnë fëmijën, sepse fëmija është i djalit dhe nusen e përzënë. E dyta nuk mund të pretendojnë dy të moshuar të mbajnë nusen 21 vjeçare në shtëpi dhe ajo të mos e ketë më jetën e saj. Që këtu kemi një mentalitet të gabuar, “ta mbajmë se do mbajmë djalin e djalit” .
Fakti që nusja është shkëputur, ata duan që djalin ta mbajnë se djali ka mbiemrin e tyre, është trashëguesi i tyre. Por djali është i nënës së vet që që e ka sjellë në jetë dhe i djalit të tyre që fatkeqësisht ndërroi jetë”,-tha aktivistja.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë