Merkato e transferimeve në Superligë, afrimet dhe largimet e lojtarëve kyç
Mbrëmjen e 31 janarit është mbyllur merkato e transferimit të lojtarëve, ku një numër i madh lëvizjesh janë bërë edhe në Superligën Shqiptare.
Emra të njohur të futbollit vendës janë larguar nga Shqipëria dhe të tjerë janë rikthyer në vendlindje për të vijuar karrierën.
Lëvizje bombë u cilësua rikthimi i Bekim Balajt tek skuadra e Vllaznisë, apo largimet e Skukës drejt Metzit e Xhixhës drejt Karabakut.
Në minutat e fundit një goditje bëri dhe Partizani që afroi sulmuesin Kristjan Mba nga Trepça, me 23-vjeçarin që ka shkëlqyer në superligën e Kosovës. Tek bardheblutë veç Xhixhës u largua dhe kapiteni Ismajlgeci, ndërsa u afruan Abazaj, Haxhiu e Lushkja.
Në orët e fundit, Egnatia zyrtarizoi futbollistin e kombëtares, Hysen Memolla, por për t’u përmendur dhe afrimet e Duamenas dhe Paulaskas, të cilët madje kanë gjetur golin. Edhe skuadrat e tjera të Superligës nuk ndenjën duarkryq, Bylis, Erzeni, Teuta, Kukësi e Laçi gjithashtu zhvilluan lëvizjet e tyre.
E njëjta gjë ndodhi dhe në Kategorinë e Parë me skuadrat pretendente për t’u rikthyer. Dinamo e Flamurtari, me vlonjatët të cilët vendosën një shifër rekord, plot 10 afrime në muajin janar.
LEXONI GJITHASHTU
“Fitore e rëndësishme”, flet “heroi” i Egnatias, Gruda: Golin ia dedikoj familjes
Xhaferi optimist për kualifikimin e Vllaznisë në Letoni, shmang komentet për Grudën
“Mbrojtësi më i mirë në Shqipëri”, Deliallisi: Vllaznia, goditje të madhe me Jazxhi
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë