Pioli drejt largimit nga Milan, gati emrat që do të zëvendësojnë italianin
5 pikë nga 15 të mundshme ka grumbulluar Milani në 4 javët e fundit, duke shenjuar një nga ecuritë më negative të kuqezinjve. Aktualisht skuadra nga Milano renditet në vendin e 5-të me 38 pikë, ku në total ka 11 fitore. Situata e shkaktuar kë bërë që të lëkundet pozita e trajnerit kampion, Stefano Pioli.
57-vjeçari arriti të fitonte Serinë A vitin e shkuar, ndërsa këtë vit llogaritë bëhen ndryshe, ku pengesat kanë qenë të shumta. Humbja me Sasuolon me rezultatin e thellë 2-5 në shtëpi ka thelluar më tej krizën.
Tekniku i lindur në Parma gëzon mbështetjen e Maldinit, por mediat milaneze kanë pohuar se nëse skuadra nuk gjen ringritjen ndaj Totenhemit në Champions League dhe Interit, atëherë Pioli do të shkarkohet.
Veç kësaj janë gati dhe emrat të cilët do ta zëvendësojnë atë, teksa të preferuarit e drejtuesve janë Ancelotti dhe Jurgen Klopp. Të dy e kanë eksperiencën e duhur, po ashtu dhe kanë fituar trofe, ndërkohë e njohin mirë futbollin evropian.
Ndërkohë nuk janë të vetmit, pasi trajneri me mundësitë më të mëdha ëpr t’u rikthyer në Itali është Antonio Conte, teksa nuk mund të lihet pa përmendur dhe De Zerbi i Brajton.
LEXONI GJITHASHTU
“Fitore e rëndësishme”, flet “heroi” i Egnatias, Gruda: Golin ia dedikoj familjes
Xhaferi optimist për kualifikimin e Vllaznisë në Letoni, shmang komentet për Grudën
“Mbrojtësi më i mirë në Shqipëri”, Deliallisi: Vllaznia, goditje të madhe me Jazxhi
- 08:14 Amnistia Penale, 72 të dënuar lirohen sot nga burgu i Drenovës dhe Pojskës
- 08:13 “Sulmet do të vazhdojnë”, ndërsa përplasja për Hormuzin intensifikohet
- 08:10 Mbappe nuk arrin finalen e Kupës së Botës, por mbetet në garën e “Këpucës së Artë”
- 07:59 OKB: Qershori shënon muajin më vdekjeprurës për civilët në Ukrainë që nga prilli i vitit 2022
- 07:51 Ushtria amerikane godet dhjetëra objektiva në raundin e fundit të sulmeve ndaj Iranit
- 07:46 Të rinjtë gjermanë refuzojnë shërbimin ushtarak, teksa Berlini përpiqet të forcojë ushtrinë