Kalimi i Osimhen te Galatasaray është padyshim një ndër lëvizjet më të bujshme të kësaj vere, me nigerianin që nuk dëshiront më të jetë pjesë e Napolit.
Ofertat në drejtim të tij ishin disa, e duket se zgjedhja është Turqia, me klubet arabe të cilat ishin në pritje të vendimit të sulmuesit. Në orët e fundit është konfirmuar dhe nga vetë klubi në faqen zyrtare se Osimhen do të jetë pjesë e tyre për një sezon, ku do t’i bashkohet në repartin ofensiv dyshes Batshuayi-Icardi, ndërsa do të përfitojë 10 milionë euro.
Kontrata është e tillë ku lojtari do të qëndrojë vetëm në huazim dhe pa të drejtë blerje nga ana e turqve, e më pas ai do të kthehet te Napoli. Një vendim i ardhur pasi futbollisti dhe drejtuesit napoletan nuk po gjenin gjuhën e përbashkët. 25-vjeçari nga Lagos ka një kontratë me 3 fituesit e Serisë A deri në vitin 2026, më pas do të shohë për opsione të tjera.
Në 4 sezone në Itali, Osimhen arriti të realizojë 65 gola në 108 përballje, duke u kthyer në një lider të ekipit.
LEXONI GJITHASHTU:
- Mitaj firmos kontratën e majme, mbrojtësi kuqezi akord në Arabinë Saudite
- Merkato| Musiala në planet e Guardiolës, Chiesa këmbëngul për largimin nga Juventus