Mërtiri: Mes Berishës e Metës ka rivalitet, kreu i PL ka kontakte me ndërkombëtarët
Sociologu Ergys Mërtiri është shprehur se mes kreut të Partisë së Lirisë Ilir Meta dhe kreut të Partisë Demokratike Sali Berisha ka rivalitet.
Në një intervistë për Euronews Albania, Mërtiri theksoi se forca e Metës po rritet dhe një nga arsyet sipas tij janë kontaktet që ka me ndërkombëtarët.
“Unë këtë koalicion e shoh jo shumë të harmonizuar, shoh një lloj rivaliteti mes Metës dhe Berishës dhe sigurisht që forca e Metës është rritur tashmë që nuk është president por është në krye të partisë. E shoh të rritur forcën e Metës për vetë faktin që ka kontakte me ndërkombëtarët, ka kontakte me partnerët e huaj, ndërkohë që Berisha është ‘Non Grata’.
Këtë koalicion nuk e shoh shumë të shëndetshëm. Mendoj se rivaliteti mes Berishës dhe Metës do të rritet. Meta po krijon aksionin e vet opozitar dhe nga ana tjetër Berisha nuk po e mbështet as për qokë, aksionin e Metës”-deklaroi Mërtiri.
Ndër të tjera Mërtiri theksoi se rivaliteti mes Berishës dhe Metës do të ndikojë negativisht për opozitën.
“Kjo do të sjellë rivalitet mes tyre dhe kjo do të jetë problem për opozitën”- tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
“The Albanian Files”/ Berisha reagon pas deklaratës së Ramës: E trajton Shqipërinë si Sulltanatin e tij
“Ata kanë nevojë që zgjidhja të mos vijë kurrë, Rama: Protestat po ushqehen nga aktorë që kërkojnë kaos
Rama: “The Albanian Files” është një botim i pavarur, kritikat u nxitën nga një tekst autoironik
- 20:22 Tërmetet në Venezuelë, rritet në 1,450 numri i viktimave. 3,150 persona janë plagosur
- 20:08 Ministri i Mbrojtjes takim me Dendias në Athinë, detaje nga agjenda
- 20:03 Manuel Ugarte pëson dëmtim në ligamentin e gjurit në Kupën e Botës
- 19:47 Nis marshimi, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë (VIDEO)
- 19:30 Incidentet në festimet për “Vidovdan”, reagon policia e Kosovës: 37 të shoqëruar për thirrje provokuese
- 19:15 Dita e 29-të e protestës, nis grumbullimi i qytetarëve në Sheshin “Skënderbej” (VIDEO)