Mes Liridonës dhe Bedries, Milaim Zeka: Gratë po na i vrasin prokurorët meshkuj

8 Janar 2024 | 22:03

Bedrie Loka, nënë e 4 fëmijëve u vetëvra duke pirë fostoksinë disa ditë më parë në Sukth të Durrësit.

Një ditë më pas policia arrestoi bashkëshortin e saj Bedri Loka, i cili dyshohet ta ketë shtyrë 41-vjeçaren drejt vetëvrasjes përmes dhunës sistematike fizike dhe psikologjike.

Gazetari Milaim Zeka tha në emisionin Now në Euronews Albania se shkaktarët kryesorë të vrasjes së grave në Shqipëri dhe Kosovë janë policët, prokurorët dhe gjykatësit meshkujt.

Sipas tij, mosfunksionimi i sistemit ka çuar në normalizimin e dhunës ndaj grave shqiptare.

“Nuk shoh asnjë ngjashmëri mes rastit të Liridonës dhe Bedries, rasti i parë ka të bëjë me një para organizim për ta vrarë. Fajtor kryesor për vrasjen e Bedries dhe shumë fermave të tjera në Shqipëri dhe Kosovë janë hetuesit policorë, prokurorët, meshkuj dhe gjykatësit meshkuj. Habitem se si edhe figura publike në Shqipëri bëjnë thirrje për mbylljen e Tik-Tok dhe nuk kërkojnë mbylljen e programeve televizive që prodhojnë nga mëngjesi në darkë”, tha Zeka.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA nis sulme ndaj Iranit, shpërthime në portet e Bandar Abbas dhe Shirik

Forcat e Komandës Qendrore të Shteteve të Bashkuara (CENTCOM), me urdhër të Komandantit të Përgjithshëm, kanë nisur sulme të tjera ndaj Iranit, me qëllim dobësimin...
22:27 | 08/07/2026

Karamuço: Rama mori pistoletë dhuratë nga Erdogan, mbetet për t’u parë si do ta sjellë në Shqipëri

I ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço bëri të ditur se presidenti turk Recep Tayyip Erdogan u ka dhuruar...
22:26 | 08/07/2026

Gazetari jep detajet e konferencës: Erdogan përmendi Kosovën dhe konfirmoi angazhimin e Turqisë në KFOR

Gjatë një raportimi live nga Turqia për emisionin “Now me Erla Mëhillin”, gazetari i Euronews Albania, Xhemajl Rexha, solli detaje nga Samiti i NATO-s në...
22:02 | 08/07/2026