Mes ‘vrullit’ të çështjes Berisha, gazetari flet për lëvizjet e fundit në SPAK

26 Tetor 2023 | 22:05

Zhvillimi më i ri në SPAK është marrja në pyetje e ish-këshilltarit të Jashtëm të kryeministrit Rama.

Gazetari i Euronews Albania, Eni Ferhati bëri me dije se Dorian Duçka, ish-zv.ministër i Ekonomisë nga viti 2013 deri në vitin 2015, si përfaqësues i Lëvizjes Socialiste për Integrim bësohet të jetë pyetur rreth çështjes McGonigal, sidoqoftë kjo është diçka që pritet të konfirmohet.

Ndërkohë kujtojmë se çështja më e përfolur që prej të shtunës është çështja e Sali Berishës. Ish-kryeministri është person nën hetim nga GJKKO për korrupsion pasiv, pasi përmes akteve ligjore ka favorizuar dhëndrin për privatizimin e ish-kompleksit sportiv “Partizani”.

Ndaj Berishës janë vendosur masat e sigurisë “detyrim paraqitjeje” dhe “ndalim i daljes jashtë shtetit” për akuzën “korrupsion pasiv”.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026