Mesazhe provokuese në qendër të Beogradit: Kopjojnë sloganin e Trump

12 Nëntor 2024 | 09:08

Lëvizja konservatore “Tonët” ka vendosur në qendër të Beogradit pankarta në të cilat janë vendosur fotografi të presidentit të SHBA-së, Donald Trump dhe njeriut më të pasur në botë Elon Musk.

Por aty nuk ka munguar edhe një slogan “Make Serbia Great Again” (Ta bëjmë Serbinë sërish të madhe)  e ngjashme me sloganin e presidentit te zgjedhur Trump Ta bejme Ameriken serish te madhe.

Dhe ndërsa konservatorët po bëjnë një fushatë që bën thirrje të tillë, “shumë qytetarë dhe analistë besojnë se kjo përmbajtje mund të çojë në baza të mjaftueshme për qëndrime ekstreme”.

Ndërkohë në disa profile në platformën X janë publikuar foto të pankartave, që thuhet se janë vendosur në Beograd dhe Novi Sad.

Mbishkrimi thuhet se përfaqësonte dedikimin e sloganit të Donald Trump “Make America Great Again”, por në këtë kontekst aludon për formimin e “Serbisë së Madhe”, shkruajne mediat.

Në “kufijtë e Serbisë së Madhe”  sic duket nga pamja përfshihen Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Kosova, si dhe një pjesë e Kroacisë

Edhe në Prishtinë janë shpërndarë disa postera me mesazhin “Make Kosova Great Again”.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026

Lufta në Ukrainë, Bashkimi Evropian zgjat sanksionet ekonomike ndaj Rusisë edhe për 12 muaj të tjerë

Bashkimi Evropian ka vendosur të zgjasë edhe për 12 muaj të tjerë sanksionet ekonomike ndaj Rusisë. Këshilli Evropian rinovoi masat kufizuese të BE-së, duke pasur...
09:45 | 26/06/2026

Të shtënat në Shkodër, arrestohen 2 persona dhe shpallet në kërkim 1 tjetër. Sekuestrohen armë dhe municione (VIDEO)

Dy persona janë vënë në pranga nga policia në Shkodër. Ata u arrestuan lidhur me të shtënat e regjistruara mbrëmjen e së enjtes në lagjen...
09:06 | 26/06/2026