Mesazhi i tërthortë i Ramës për Berishën me britanikët

21 Korrik 2022 | 14:15

Kryeministri Edi Rama ka ngjallur dyshime me një deklaratë të bërë sot në Kuvend.

Teksa iu drejtua kreut të PD-së, Sali Berisha për shpalljen “non grata”, ai pëmendi jo vetëm SHBA-në, por edhe Mbretërinë e Bashkuar.

Ai i nënvizoi se së shpejti nuk do kalohet as kanali i “Gjilbraltarit se të vjen historia përpara”.

“Ndërkohë që ju përpiqeni të na shpëtoni, çfarë ndodh? Non grata, të padëshirueshëm për kë? Për Sllonodanin, jo, ju i keni dhënë naftë. Për çfarë tjetër? Kujt nga kush? Nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe së shpejti vjen gjëja, afrohet vjen tek gadishulli i madh Britanik dhe pastaj do vijë këtu. Çfarë do bëni ju? Do luftoni për sovranitetin? Të kujt? Për ta përdorur flamurin si leckë si gjethe fiku”, u shpreh Rama.

Këtë deklaratë ai e ripërsëri pak më vonë ku u shpreh: “Historia, pikërisht kur ti mendon se e ke lënë pas, të vjen përpara. Njëherë nuk kalon dot oqeanin, se të vjen historia përpara. Pastaj nuk kalon kanalin e Gjilbraltarit se të vjen historia përpara”, u shpreh Rama.

Nuk dihet se për çfarë e kishte fjalën saktësisht Rama, por duhet të nënvizojmë se ai sot dha një mesazh të tërthortë që përsëriti dy herë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026