Messi dhuron spektakël, Argjentina mposht Venezuelën 3-0, fiton dhe Brazili

5 Shtator 2025 | 13:28

Lionel Messi ka dhuruar një tjetër performancë të jashtëzakonshme me kombëtaren e Argjentinës në fitoren 3-0 përballë Venezuelës. 38-vjeçari shënoi dy gola, teksa ishte lojtari më i mirë në fushë.

E cilësuar si ndeshja e fundit e tij në shtëpi, në Argjentinë, Lionel Messi dhuroi një performancë mbresëlënëse përballë Venezuelës e në fund mori fitoren 3-0. 38-vjeçari ishte hero i albicelestëve në këtë sfidë, megjithse pak e rëndësishme sa i përket objektivave, për faktin se janë kualifikuar në Kupën e Botës tashmë prej javësh. Në Monumentalin e tejmbushur, sulmuesi i Inter Miamit ishte i jashtëzakonshëm, por edhe shokët e tij të skuadrës, të cilët i shërbyen në mënyrë perfekte.

Në minutën e 39’ Messi zhbllokoi rezultatin pas një asistimi të Alvarez. Lautaro Martinez ishte lojtari që dyfishoi dhe më pas një herë tjetër ylli i Inter Miamit vulosi triumfin 3-0. 38 pikë regjistron Argjentina në 17 ndeshje, ndërsa ka dhe një sfidë të fundit në këto kualifikuese, atë ndaj Ekuadorit në transfertë.

Brazili i Carlo Ancelottit po ashtu mori një rezultat pozitiv ndaj Kilit që e mposhti në shifrat 3-0. Estevão hapi serinë e golave dhe pas tij Paquetá e Guimarães vulosën triumfin. Seleção po ashtu është kualifikuar për në Botëror, ndërsa emra të tjerë që i bashkohen listës janë Uruguai, Ekuadori, Kolumbia dhe Paraguai.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Manjani: Protesta në Tiranë është politike, ja pse nuk ka hapësirë për dialog

I ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin, juristi Ylli Manjani komentoi protestat që po zhvillohen në Tiranë, duke u shprehur se që në ditën...
22:02 | 02/07/2026

Reputacioni i Monakos si një nga vendet më të sigurta tronditet nga sulmi me bombë ndaj oligarkut ukrainas

Reputacioni i Monakos si një nga vendet më të sigurta në botë u trondit mbrëmjen e së hënës, kur një bombë shpërtheu në hyrje të...
21:33 | 02/07/2026

Rama reagon sërish për protestën: Dhuna fizike, e vetmja gjë që mund të prodhojë “korja e zezë”

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish në lidhje me protestën e kësaj të enjteje para Parlamentit, e cila u shoqërua me përplasje mes policisë dhe...
20:49 | 02/07/2026