Messi nuk ka ndërmend të tërhiqet, rinovon kontratën me Inter Miami

24 Tetor 2025 | 22:00

Futbollisti argjentinas Lionel Mesi ka vendosur të rinovojë kontratën me Inter Majemin deri në vitin 2028, duke i dhënë fund zërave për një largim nga SHBA-të. Lionel Messi nuk ka ndërmend të tërhiqet nga futbolli, madje as të largohet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e këtë e ka konfirmuar pasi ka nënshkruar kontratën e re me Inter Miamin.

Argjentinasi po kalon një periudhë pozitive, madje gjërat kanë shkuar mirë me ekipin e MLS, kështu që ka vendosur të qëndrojë edhe për 3 vite të tjera. Aktualisht 38-vjecar, Messi është i bindur që mund të japë akoma, sidomos kur vitin e ardhshëm merr pjesë në kampionatin botëror, ashtu si dhe rivali i tij historic, CR7.

Inter Miami ka publikuar në rrjetet sociale pamjet nga momenti i nënshkrimit me Messin, ku i ka gëzuar pa masë tifozët, teksa kujtojmë që prej transferimit të tij, në ekip u afruan dhe Jordi Alba, Luis Suarez apo Sergio Busquets e i fundit Rodrigo De Paul.

“Sot, jam shumë i lumtur që ai është ende aq i përkushtuar sa ka qenë gjithmonë dhe ende dëshiron të veshë uniformën rozë të Miamit dhe të luajë për ekipin tonë. Si pronar, të kem një lojtar që e do lojën aq sa ai, dhe që ka bërë aq shumë për lojën në këtë vend dhe që ka frymëzuar brezin e ardhshëm të talenteve të rinj sa ai, ndihem shumë me fat. Faleminderit Leo, gëzuar të ardhmen”, shkroi David Beckham i cili është një prej pronarëve të ekipit amerikan që bindi Messin të qëndrojë.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor

U zhvillua këtë të mërkurë mbledhja e radhës e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Administrativo-Territoriale. Gjatë mbledhjes, Partia Demokratike kërkoi shtyrjen e afatit të...
14:37 | 15/07/2026

Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi një takim pune me drejtorët e drejtorive vendore të Policisë në qarqe dhe drejtuesit e...
14:09 | 15/07/2026

Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë

Policia e Himarës ka finalizuar operacionin e koduar “Shuma”, duke arrestuar tre persona të dyshuar për tentativën e grabitjes së një 70-vjeçari në fshatin Borsh....
12:58 | 15/07/2026