Messi rikthehet pas dëmtimit, argjentinasi realizon “dopietë” me Miamin

15 Shtator 2024 | 14:43

Lionel Messi është rikthyer në mënyrën më të mirë të mundshme tek Inter Miami, duke realizuar një dopietë në përballjen e tij të parë pas dëmtimit. Argjentinasi shkëlqeu në MLS, duke ndihmuar skuadrën e tij të merrte një fitore me shumë vlerë. Ndaj Philadelphia Union, e nisi si titullar madje me shiritin e kapitenit në krah.

Goli i parë i përballjes erdhi në minutën e 26’ nga 37-vjeçari Messi, i cili dyfishoi pas vetëm 4 minutash. Në fraksionin e parë u anulua dhe një tjetër gol për Miamin me autor Suarez, ndërsa miqtë nga Filadelfia kishin shënuar të parët në këtë duel.

Në pjesën e dytë shanse kishte për të dyja skuadrat, por fitorja 3-1 do të vulosej në limite, aty ku Messi asistoi për Suarez, me uruguaianin që e dërgoi topin në rrjetë.

Kjo ishte fitorja e 19-të për Miamin që qëndroi në krye të klasifikimit me 10 pikë më tepër nga vendi i dytë. Përballja e radhës për ekipin në pronësi të David Beckham është ajo ndaj Atlantës.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kosova kujton Adem Demaçin në tetëvjetorin e ndarjes nga jeta, Reçica: Simbol i qëndresës dhe lirisë

Bashkëveprimtarë dhe bashkëluftëtarë të Adem Demaçit kanë bërë homazhe pranë varrit të Nderit të Kombit, në tetëvjetorin e ndarjes së tij nga jeta. Deputeti i...
14:55 | 26/07/2026

Makina del nga rruga dhe përfundon në përrua, 5 viktima dhe 2 të plagosur në Antalia

Pesë persona kanë humbur jetën dhe dy të tjerë kanë mbetur të plagosur pasi një automjet me shtatë pasagjerë doli nga rruga dhe ra në...
14:46 | 26/07/2026

Kurti nga veriu i Kosovës: Asnjë kriminel nuk do të lejohet të mbijetojë i pandëshkuar

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë homazhe tek lapidari në vendin e rënies së heroit Enver Zymeri në Varage të Zubin Potokut,...
14:36 | 26/07/2026