Messi shkëlqen në debutim, shënon golin e parë për Inter Miami. Përlotet Beckham
Nuk kishte ku të shkonte më mirë se kaq, debutimi për Lionel Messin i cili realizoi një supergol me fanellën e Inter Miamit. Argjentinasi ishte heroi dhe njeriu i ndeshjes për të tijët, ku solli fitoren në minutën e 94’.
Inter Miami u përball me Cruz Azul në Kupën e Ligës së Amerikës Veriore dhe Qendrore, ndërsa argjentinasi e nisi nga stoli. Miqtë kaluan në avantazh më Taylor në minutën e 44’, ndërsa në pjesën e dytë ishte Cruz Azul ajo e cili solli barazpeshën me Antunën.
MESSI’S FIRST GOAL FOR INTER MIAMI AND IT’S A GAME-WINNER 🤯
WHAT A MOMENT
(via @MLS)
pic.twitter.com/SoF9dSrbDY— Bleacher Report (@BleacherReport) July 22, 2023
Në minutën e 54 do të ishte radha për dyshen blaugrane që t’i bashkohej sfidës, konkretisht Messi-Busquets. Rastet e krijuara nga të dyja skuadrat ishin të shumta, por kur u duk se përballja do të mbyllej me shifrat 1-1, atëherë ishte Lionel Messi ai i cili prodhoi dicka spektakolare nga repertori i tij.
Një goditje dënimi në një distancë rreth 25m ishte Messi që ekzekutoi saktë duke e ndalur topin në rrjetë. Paraqitja e pleshtit u vlerësua maskimalisht nga opinion sportiv, ndërsa ndeshja e radhës është ajo ndaj Atlantës më 26 korrik. Ajo që ra në sy ishte dhe përlotja e David Backham.
LEXONI GJITHASHTU:
Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
- 09:23 Tërmetet vdekjeprurëse në Venezuelë, presidenti Macron: Mbështetje dhe solidaritet për popullin venezuelian
- 09:18 Ditëlindja e pestë në Kupën e Botës, Messi feston 39-vjetorin e lindjes me shokët e skuadrës së Argjentinës
- 09:13 Lufta në Ukrainë, Trump vlerëson Zelenskyn: Po ia del mjaft mirë, po i reziston luftës me Rusinë
- 09:05 Çmimet e konsumit në mbarë Evropën, cilat vende janë më të shtrenjtat dhe më të lirat?
- 09:05 Garda Revolucionare paralajmëron anijet: Do marrim masa nëse kaloni pa leje në Ngushticën e Hormuzit
- 08:54 Trump reagon për Andy Burnham: Kam dëgjuar se është jashtëzakonisht liberal