Mësuesi nga Dibra: Më akuzuan në komunizëm si agjent i CIA-s kur isha 15 vjeç

15 Qershor 2024 | 19:37

Sadik Prethi nga Luznia e Dibrës, i cili gjithë jetën e tij ia kushtoi arsimit dhe mësimit të brezave të rinj, rrefen akuzën e pabesueshme që iu bë kur ishte vetëm 15 vjeç.

Ai shprehet në emisionin ‘Real People’ në Euroneës Albania se njerëz te regjimit komunist i thanë se ishte agjent i CIA-s amerikane, e cila në atë kohë konsiderohej si organizatë terroriste në vend.

Një akuzë kjo, ndër disa të tilla që i erdhën Sadikut dhe familjes së tij në periudhën e komunizmit.

“Kisha thënë ‘partia ndonjëherë ja fut kot’. Më thirrën te dega e rendit, më thanë ‘dëgjo, ke filluar me llap pak’. ‘Po’ i thashë. ‘Po mundët me gjet një mësues memec më thuaj’ i thashë, e lidha me profesionin. ‘Jo mor jo më thanë, mësuesi memec nuk e ka vendin te shkolla por në spital.

Por po të themi se ke filluar me llap në politikë’ më thanë. Unë studioja me llampë me vajguri. Llampa nuk mund të ulej nga oxhaku poshtë, sepse kishte mysafirë shtëpia. Mua ma ndërprenë shkollën. Sepse të arratisurin në Amerikë ma kishin bërë xhaxha. Lufta e klasave arriti kulmin e zhvillimit të saj në vitet 80-të, saqë nuk durohej më. Isha në klasë të tetë kur u ndalua shkolla.

Më thanë përfaqësuesit e partisë ‘je në shërbim të CIA-s së Amerikës’. Unë i mbushur me mllefin që kisha dy dëftesat në dorë që mi ulën provimet. Me idenë që është në shërbim të CIA-s. Mua më akuzuan sepse ashtu ju mbush mendja atyre. Unë i thash ‘para se të shkoja te CIA, kam qenë te UDB Jugosllave”, tha Prethi.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale

Duke komentuar protestat në Tiranë, analistja dhe pedagogia Arsejda Gjyli tha në emisionin “Now me Erla Mëhillin” se figurat që dalin në krye të protestës...
22:35 | 24/06/2026

Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit

I ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, analisti Lavdrim Lita komentoi protestat në Tiranë, duke u ndalur te zhvillimet dhe perspektiva e tyre në...
22:24 | 24/06/2026

E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Kavajë, ku një 74-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur me...
21:37 | 24/06/2026