Meta: Fermerët po braktisen, bujqësia në gjendje zie për shkak të Open Balkan
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ishte këtë të mërkurë në fshatrat e Fierit, ku ka parë nga afër gjendjen e fermerëve në atë zonë.
Sipas Metës, fermerët janë në prag falimenti dhe mungesa e subvencioneve nga qeveria po çon drejt braktisjes totale të bujqësisë.
“Shqipëria është në një gjendje emeregjence. Shteti ka rënë në çdo aspekt, ka falimentuar, pikërisht për faj të një kryeministri që ka 10 vjet që bën ekspertimente me shqiptarët. Bujqësia është në gjendje zie”, u shpreh ai.
Meta se situata në bujqësi është një nga pasojat e projektit “Open Balkan” që mbështet kryeministri Rama.
“Këto janë pasojat e Ballkanit të Hapur që nxit qëllimisht Edi Rama, pasi dihet që vendi ynë është në një situate të pafavorshme, për arsye sepse jemi vendi ku qeveria mbështet më pak apo nuk e mbështet fare bujqësinë”, thotë Meta.
Gjatë takimeve, Meta është shprehur se qasja e qeverisë ndaj bujqësisë duhet të ndryshojë dhe ajo duhet bëhet prioritet i zhvillimit të vendit.
LEXONI GJITHASHTU
Arkivoli në protestë, Balla tregon kush e solli dhe sulmon Berishën: E ka bëre 28 vite më parë
Pretendimet për dhunë ndaj një të ndaluari, Ministri i Brendshëm: Avokati përgënjeshtroi veten
Shqiptari vjen nga Britania e Madhe në protestë: Rama përballet me shqiptarët, jo me “agjentë të huaj”
- 22:08 Arkivoli në protestë, Balla tregon kush e solli dhe sulmon Berishën: E ka bëre 28 vite më parë
- 21:54 Dita e 35-të e protestës, qytetarët, aktivistët dhe diaspora nisin marshimin në rrugët e Tiranës
- 21:44 Avokati i Popullit: Qytetari me kriza shëndetësore të lirohet menjëherë, qëndrimi në qeli rrezikon jetën e tij
- 21:43 Protestat përfshijnë Gjermaninë plot tensione, kundra ekstremit të djathtë,! Çfarë dimë dei tani
- 21:35 Pretendimet për dhunë ndaj një të ndaluari, Ministri i Brendshëm: Avokati përgënjeshtroi veten
- 21:15 Përfundon ëndrra e Kanadasë në Botëror, Maroku dominon dhe siguron kualifikimin pas fitores 3-0