Meta: Lefter Koka ‘kokë turku’, Rama është i pari në aferën e inceneratorëve

26 Janar 2022 | 22:02

Presidenti Ilir Meta thotë se Kryeministri Edi Rama dhe Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave, Engjëll Agaçi janë dy personat kryesorë të përfshirë në aferën e inceneratorëve.

Për ish-ministrin e Mjedisit, Lefter Koka të arrestuar me kërkesë të SPAK për këtë çështje tha se është “kokë turku”.

“I pari është kryeministri pasi çdo gjë është bërë me vendim qeveri, ke Sekretarin e Përgjithshëm të qeverisë që ka futur vendime në kundërshtim me vendimet e ministrave”, tha Meta.

Presidenti gjithashtu akuzoi të përfshirë në këtë aferë dhe disa ish-ministra dhe zv.kryeministrin, Arben Ahmetaj.

Për akuzat e shumta ndaj tij për korrupsion, Meta tha se është i pastër. Për përgjimet e vitit 2011 të ish-ministrit Prifti, Presidenti tha se pranoi të hetohej deri në fund pavarësisht se mund të shpëtonte me procedurë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Manjani: Protesta në Tiranë është politike, ja pse nuk ka hapësirë për dialog

I ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin, juristi Ylli Manjani komentoi protestat që po zhvillohen në Tiranë, duke u shprehur se që në ditën...
22:02 | 02/07/2026

“2 rrugët e Qeverisë me protestuesit”, Gonxhja: Ose të komunikojnë ose takohemi në zgjedhje

Blendi Gonxhja, Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Inovacionit, ka folur këtë të enjte në Now mbi protestën qytetare. Përfaqësuesi i qeverisë ka bërë një kronologji...
22:02 | 02/07/2026

Ministri Gonxhja në Now: Pas kësaj proteste është provuar që është Rusia

Blendi Gonxhja, ministri i Turizmit, Kulturës dhe Inovacionit, ka folur këtë mbrëmje në “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania në lidhje me protestën qytetare...
21:41 | 02/07/2026