Meta: Reforma në drejtësi u votua me 140 vota vetëm prej meje, as prej SHBA, as prej BE

26 Janar 2022 | 21:37

Presidenti Ilir Meta tha se reforma në drejtësi u votua me 140 vota në 2016 vetëm në sajë të kontributit të tij si kryetar kuvendi, dhe jo prej SHBA apo BE.

Në një intervistë për Now, në Euronews Albania, Meta u shpreh se kryeministri Edi Rama dhe kryedemokrati Lulzim Basha në atë kohë bënin marrëveshje të fshehta me njëri-tjetrin për të dëmtuar reformën. Sipas tij, bashkëpunimi mes tyre sot, pas daljes në skenë të ish-kryeministrit Sali Berisha, duket hapur.

“Si president dhe kryetar i kuvendit ka qenë merita ime që reforma në drejtësi është bërë me 140 vota, me pahir, ndaj gjithë lojërave që bënin, por kurrsesi as SHBA as BE. Njerëz lobistë, gënjeshtarë dhe dy pelivanë që merreshin vesh për të mos u marrë vesh. Një herë i bënin takimet në Rogner një herë te hotel Tirana, nuk mban as shënime, nuk jepnin shpjegime. Tani letrat janë hapur, çfarë të bënim kur rrinte në pankinë zotëria (Berisha). Për mua është presidenti i përgjithshëm, i ka ca atribute të lindura. Si i tha ajo nëna mirditore: o magnet i kësaj toke”, tha Meta.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Manjani: Protesta në Tiranë është politike, ja pse nuk ka hapësirë për dialog

I ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin, juristi Ylli Manjani komentoi protestat që po zhvillohen në Tiranë, duke u shprehur se që në ditën...
22:02 | 02/07/2026

“2 rrugët e Qeverisë me protestuesit”, Gonxhja: Ose të komunikojnë ose takohemi në zgjedhje

Blendi Gonxhja, Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Inovacionit, ka folur këtë të enjte në Now mbi protestën qytetare. Përfaqësuesi i qeverisë ka bërë një kronologji...
22:02 | 02/07/2026

Ministri Gonxhja në Now: Pas kësaj proteste është provuar që është Rusia

Blendi Gonxhja, ministri i Turizmit, Kulturës dhe Inovacionit, ka folur këtë mbrëmje në “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania në lidhje me protestën qytetare...
21:41 | 02/07/2026