English

Meta në krah të Berishës nga Durrësi: Në 14 maj do të triumfojë qytetaria

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, mori pjesë këtë të shtunë në prezantimin e kandidatit të koalicionit “Bashkë fitojmë” për bashkinë e Durrësit.

- Advertisement -

Në krah të ish-kryeministrit Berisha, Meta kërkoi votat për Igli Carën në Durrës, për të cilin tha se do të triumfojë mbi arrogancën dhe përjshtimin.

“I nderuar profesor doktor Sali Berisha. I dashur kryebashkiaku i ardhshëm i Durrësit, Igli Cara. Kur ju të dashur motra e vëllezër të Durrësit u ngritët dhe brohoritët Igli, Igli, Igli, mua mu duk sikur dëgjoja Ndryshim, Ndryshim, Ndryshim.

Ndryshim për të shpëtuar Durrësin nga një bandë që plaçkit Durrësin për llogari të një bande më të madhe në Tiranë që është ajo e Edi Ramës dhe e inceneratorëve. Mjaftojnë 10 milionë euro që me një firmë kjo bandë ja kalon nga Bashkia e Durrësit për të paguar inceneratorët e Tiranës.

Është e qartë dhe e kuptueshme për çdo qytetar të Durrësit që paguan taksa pa fund, se do të ishin zgjidhur të gjitha hallet e mëdha të Spitallës, të Kënetës, të Plazhit dhe të kudo tjetër, ku popullsia është rritur dhe ku shërbimet publike mungojnë. Ndaj secili nga ju është nga sot e deri më 14 Maj, është vetë Igli. Sepse Igli ju përfaqëson juve. Sepse Igli është një prej jush. Sepse ai është rritur këtu.

Sepse Igli vjen nga vota juaj e lirë dhe transparente nga procesi më demokratik që ka ndodhur deri më sot, siç është ai i primareve. Prandaj gëzon mbështetjen e të gjithëve, jo vetëm të gjithë forcave opozitare, por Igli Cara jam i sigurt që gëzon mbështetje shumë herë më të gjerë të të gjithë qytetarëve të Durrësit, që e duan Durrësin, që u dhimbset kjo që ka ndodhur me qytetin e tyre, një pjesë të të cilit për fat të keq e kanë humbur. E kanë humbur nga babëzia e betonit kriminal, por Durrësi ka ende shumë për të shpëtuar dhe shpëtimtari është Igli Cara. Dhe jeni të gjithë ju.

Është një politikan model, i vetmi deputet i Durrësit që në vitin 2016 nga tribuna e Parlamentit ka paralajmëruar se nga babëzia e lejeve të ndërtimit pa kriter dhe vetëm për korrupsion duke bërë shtesa mbi shtesa.

Një tërmet mund të sillte viktima dhe për fat të keq tërmeti ndodhi dhe ata njerëz e humbën jetën për shkak të korrupsionit të lejeve të ndërtimit dhe të babëzizë të bandës së rilindjes. Ndaj vizioni i tij, integriteti i tij, aftësia e tij për të ndërtuar ura komunikimi me të gjithë edhe me ata që mund të mendojnë ndryshe është garancia më e madhe, se Durrësit do t’i kthehet qytetaria.

Dhe se Durrësi në 14 maj do të votojë për triumfin e qytetarisë mbi arrogancën dhe përjashtimin. Do të votojë që vendimet e Këshillit të Bashkisë të merren në transparencë të plotë. Do të votojë për atë model që kanë të gjithë kandidatët tanë i cili është modeli më i shkëlqyer i llogaridhënies për çdo taksë që do të paguhet e cila duhet t’i kthehet në mënyrën më transparente komunitetit.

Prandaj le të vazhdojmë kështu siç jemi të gjithë të bashkuar deri më 14 maj, derë më derë, lagje më lagje pranë çdo komuniteti për t’i thënë po ndryshimit duke votuar Igli Carën. Dhe në 14 Maj në mbrëmje do të jemi përsëri këtu kur të hapën kutitë e votimit por do të jemi shumë më tepër rreth këtij pallati sporti, fitore për Igli Carën, fitore për Durrësin”, tha Meta.

 

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Euro 2024| A mendoni se Shqipëria do të mund ta kalojë grupin e “ferrit” në kampionatin Evropian?