Ngjela bën deklaratën e fortë: Berisha po shkon drejt ekstradimit
Avokati Spartak Ngjela, ishte i ftuar këtë të premte në Euronews Albania, ku deklaroi se ish-kryeministri Berisha mund të shkojë drejt ekstradimit në SHBA.
Ngjela tha se me rezistencën që Berisha po bën Washingtonit, mund të shkojë drejt kryerjes së një krimi që amerikanët të kërkojnë ekstradimin e tij drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
“Është politikë amerikane nuk është politikë ballkanike. Interesi shqiptar është i mbështetur në Washington, jo sot, por ka që në 1919-ën. Na ka mbrojtur si shtet e po na mbron dhe na dhanë një shtet të dytë sepse do që me botën shqiptare në Ballkanin Perëndimor të ketë një element plus në luftën kundër Rusisë. Ky që flet me Rusinë është? Ik pyeteni. Mos u merrni me këtë problem se e di Amerika. Biles është në favorin tonë, ta marrin ta ekstradojnë të shpëtojë njëherë e mirë Shqipëria. Saliu po shkon në një rrugë kriminale që mund ta çojë në ekstradim, por mund të shpëtojmë dhe ne. Mund ta pësojë si presidenti i Serbisë që i dha territore Serbisë, mos të harrojmë edhe ky i ka dhënë detin Greqisë. Sa më shumë të vazhdojë me këto budallallëqe aq më shumë mund të vahzdojë drejt një krimi që ata ta ekstradojnë”, tha Ngjela.
LEXONI GJITHASHTU:
- Berisha: Fatura e proceseve në Arbitrazh mund të shkojë në 600 mln euro
- Përplasja Yuri Kim-Berisha, çfarë ndodhi? Lita komenton deklaratat e ambasadores
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë