Berisha: Fatura e proceseve në Arbitrazh mund të shkojë në 600 mln euro

7 Prill 2023 | 13:03

Ish-kryeministri Sali Berisha mbajti këtë të premte konferencën e përjavshme me gazetarët, ku foli ndër të tjera në lidhje me vendimin e Arbitrazhit për gjobën 110 milionë euro që shteti shqiptar duhet të paguajë ndaj biznesmenit italian Francesco Becchetti.

Berisha theksoi se fatura totale e proceseve në Arbitrazh mund të shkojë deri në 600 milionë euro në dëm të Shqipërisë.

Ai tha se 300 milionë euro shkon vetëm arbitrazhi për licencën e naftës që iu hoq një kompanie për t’iu dhënë një kompanie ruse me lidhje me McGonigal.

“Sikundër dënoj me forcën më të madhe, deklaratën prej zuzari të Edi Ramës, i cili sot është shprehur se mund të dalim nga juridiksioni i gjykatës së Arbitrazhit Ndërkombëtar.

Arbitrazhi Ndërkombëtar është nën ombrellën e Bankës Botërore, rrjedhimisht të OKB-së.

Kjo pasi institucionet e Bretton Woods, BB, FMN dhe IFC, janë institucione të OKB-së.

Arbitrazhi i kësaj organizate është i detyrueshëm për të gjithë anëtarët, për të gjithë vendet anëtare të BB dhe OKB.

Edi Rama, për shkak të korrupsionit të tij të tmerrshëm, kërkon të ndëshkojë Shqipërinë, tani jo vetëm 110 milionë euro sa është gjoba, por në shumë e shumëfishin e saj, për të mos thënë 100fishin e saj.

Po në këtë arbitrazh dhe arbitrazhe të tjera, janë një seri procesesh të cilat shkojnë më së paku, 600 milionë euro.

300 milionë euro shkon vetëm arbitrazhi për licencën e naftës që iu hoq një kompanie për t’iu dhënë një kompanie ruse të Duçkës, Nezës dhe McGonigal.

Arbitrazhi i terminalit të Portit të Durrësit është në përfundim e sipër dhe shkon një ndëshkim shumë i madh financiar, pasi Eid Rama në mënyrën më korruptive ka përzënë për interesa strikt korruptive, kompaninë që kishte marrë konfirm të gjitha rregullave, kalatat e mallrave.

Shkon në shuma shumë të mëdha arbitrazhi po me Beketin po për Vjosën.

Edi Rama, në një vendim mirëfilltë korruptiv, ndërhyn në një problem mes dy kompanive private, i paftuar. Dhe ajo që nuk ndodh kurrë, përzën një kompani, përzen Beketin nga urrejtja që kishte”, tha Berisha.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026