Meta përfundon takimin me Berishën: Do përshkallëzojmë luftën kundër korrupsionit
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta dha një deklaratë për mediat pas përfundimit të takimit të tij me Sali Berishën brenda selisë së Partisë Demokratike.
Ai u pyet për protestat, për të cilat tha se i kanë mbështetur gjithmonë, jo vetëm të iniciuara nga partitë opozitare, por dhe nga qytetarët.
“Vendimi është përshkallëzimi i luftës kundër korrupsionit, që do të thotë vazhdimi pa ndërprerje i angazhimit tonë për të denoncuar aferën e tmerrshme të djegësve që ka vajtur tashmë mbi 700 milionë euro dhe që vazhdon çdo ditë dhe vendosjen e përgjegjësve kryesorë të kësaj afere përpara drejtësisë edhe në raport me qytetarët shqiptarë,” – u shpreh Meta.
Kreu i PL-së u pyet edhe për thirrjen e nënkryetarit Petrit Vasili në SPAK, çështje për të cilën Meta tha se nuk shqetësohet për asnjë raport të tijin me drejtësinë.
“Problemi dhe shqetësimi kryesor është se paratë e shqiptarëve digjen lumë nga korrupsioni i cili ka si garant kryesor edhe kreun e aferës së djegësve që është vetë kryeministri,” – deklaroi Meta.
LEXONI GJITHASHTU:
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë