Meta: Shqipëria në listën e vendeve me regjim të dyshimtë fiskal, Rama përgjegjës
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka bërë përgjegjës kryeministrin Edi Rama dhe qeverinë e tij, për listimin e Shqipërisë në vendet me regjim të dyfishtë fiskal.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Meta u shpreh se Rama e ka zhytur vendin në paligjshmëri totale duke e shndërruar atë në parajsën fiskale të krimit të organizuar vendas e ndërkombëtar.
“Vendimi i Bashkimit Europian për të rikthyer Shqipërinë në listën e vendeve në monitorim për çështje fiskale është një tjetër goditje shumë e rëndë për Edi Ramën dhe Qeverinë e tij të korruptuar, të aferave dhe skandaleve të panumërta financiare. Ndërkohë që Shqipëria ndodhet prej disa vitesh në listën e vendeve nën monitorim për pastrimin e parave, tashmë përfshihemi dhe në listen e vendeve me regjim të dyshimtë fiskal. Edi Rama e ka zhytur vendin në paligjshmëri totale duke e shndërruar Shqipërinë në parajsën fiskale të krimit të organizuar vendas e ndërkombëtar nëpërmjet miratimit të një sërë ligjeve që kanë vetëm për qëllim futjen e parasë së pisët në çdo sektor të ekonomisë.
Edhe tentativa skandaloze e Edi Ramës për pastrimin e parave të korrupsionit dhe krimit të organizuar nëpërmjet “Amnistisë Fiskale” është një nga arsyet kryesore të këtij vendimi të BE, që dekurajon rëndë afrimin e investimeve të huaja serioze në Shqipëri. Në dhjetë vite, Kryeministri në largim dështoi totalisht në konsolidimin e një administrate tatimore moderne dhe minoi me qëllim përpjekjet kundër krimit dhe korrupsionit duke dobësuar efikasitetin e mekanizmave shtetërore, që luftojnë paranë e pisët. Vetëm largimi i Edi Ramës e rikthen ekonominë në shinat e ligjit dhe sjell investime të huaja dhe vendase serioze duke siguruar kështu një zhvillim të qëndrueshëm dhe afatgjatë të ekonomisë, që prodhon mirëqenie për qytetarët dhe ndalon shpopullimin dramatik!”, shkroi Meta në Facebook.
LEXONI GJITHASHTU
Rama: Shqipëria dhe vlerat e saj vazhdojnë të frymëzojnë deri në produksionet më të mëdha të Hollivudit, si “The Odyssey”
Rama dhe Lamallari në Qendrën e Komandës dhe Kontrollit të “Smart City”: Detekton rreziqet në kohë reale
“Linja hekurudhore Tiranë-Durrës drejt elektrifikimit”, Karakaçi: Do të jetë funksionale deri në fund të 2027
- 22:27 L’Equipe zbulon prapaskenat e Francës, Dembele shpërtheu ndaj shokëve në pushimin e ndeshjes me Spanjën
- 22:27 Inteligjenca artificiale në shëndetësi, OBSH: Mungesa e rregullave rrezikon pacientët
- 22:22 Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…
- 22:20 Deklarata e ministres serbe për Kosovën ndez reagime në Europë, eurodeputeti çek kërkon përjashtimin e Beogradit nga negociatat me BE-në!
- 22:19 Kina kërkon një qasje të re për zhvillimin global: OKB-ja të ketë rol më të fortë në koordinimin ndërkombëtar
- 22:18 “Po përpiqen të pengojnë marrëveshjen me Iranin”, JD Vance akuzon zyrtarë izraelitë