Ish-deputetja e PD-së: Do rikthehem në politikë dhe do garoj për Bashkinë e Tiranës
Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Lajla Përnaska deklaroi se do të rikthehet në politikë.
Në një intervistë për Euronews Albania, Përnaska u shpreh se rruga e vetme për t’u kthyer në politikë dhe për të dhënë një kontribut real, është kandidimi për Bashkinë e Tiranës.
Përnaska nënvizoi se nuk ka rëndësi për të sigla me të cilën do të garojë, duke lënë të nënkuptojë se mund të jetë edhe kandidate e pavarur.
“Rruga e vetme për të dhënë një kontribut real është kandidimi për kreun e Bashkisë së Tiranës. Sigla është çështje teknike, për mua nuk ka rëndësi sigla. Për mua ka rëndësi impenjimi, përgjegjësia dhe në respektim të rregullave dhe sistemit që kemi në fuqi, ne të japim kontribut.
Unë jam e gatshme të jap kontributin tim për Tiranën. E njoh shumë mirë Tiranën dhe problematikat e saj”, theksoi ajo.
LEXONI GJITHASHTU
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 11:05 Vengu: KQZ të forcojë transparencën dhe kontrollin mbi financimin e partive politike
- 10:52 Kuvend, nis seanca për vlerësimin e institucioneve të pavarura, opozita bojkoton
- 10:48 Caktohet gjyqtari i gjysmëfinales së Botërorit Spanjë-Francë
- 10:37 Vrau gruan me çifte, Gjykata e Shkodrës në lë burg 62-vjeçarin
- 10:31 Në kërkim nga Interpoli, arrestohet në Serbi shtetasi malazez për krim të organizuar dhe trafik narkotikësh
- 10:26 Macron fton Ramën në Paris, kryeministri do të marrë pjesë në Samitin e Koalicionit të Vullnetarëve për Ukrainën