Meta sulmon Ramën, i nxjerr karikaturën e publikuar në revistën komuniste
Ilir Meta ka publikuar në faqen e tij në Facebook një foto nga revista “Në shërbim të popullit” (organ i ministrisë së Brendshme) në vitin 1983, ku duket një karikaturë e punuar nga Edi Rama.
“Partia e Punës e kishte Edi Ramën karikaturistin e preferuar të shkrimeve propagandistike kushtuar Sigurimit dhe spiunazhit,” – shkroi kreu i Partisë së Lirisë.
Meta u shpreh se do të fokusohen te afera e inceneratorëve për të zbardhur grabitjet e Ramës dhe për t’i dhënë ndëshkimin e merituar.
Kujtojmë se Autoriteti i Dosjeve përmend ish-presidentin Ilir Meta në dokumentin që figuron në dosjet e Sigurimit të Shtetit.
Ai akuzohet se ka spiunuar shokun e tij i cili ka dashur të largohej nga vendi.
Meta e cilësoi autoritetin e dosjeve të kriminalizuar teksa e cilësoi absurde që pas 30 e ca vjetësh të dalë që ai ka qenë pjesë e ish-sigurimit, ndërkohë që siç tha ai i kishte të gjithë filtrat që nga 92 kur u bë deputet.
Sipas Metës, me këtë akt po synohet të zhvendoset vëmendja nga afera e inceneratorëve dhe skandalet e tjera të qeverisë.
Ndërkohë më herët, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u shpreh se kryeministri Edi Rama ka keqpërdorur Shërbimin Informativ dhe Autoritetin e Dosjeve, për të sulmuar ish-presidentin Ilir Meta.
Në një deklaratë për mediat, Berisha u shpreh se personi me inicialet I.M, për të cilin i është dërguar një e-mail Aurotitetit të Dosjeve, me pretendimin se ka qenë bashkëpunëtor me Sigurimin e Shtetit, është Ilir Murati.
LEXONI GJITHASHTU:
Sot dita e 38-të e protestës, qytetarët i drejtohen Kryeministrisë për të mbajtur fjalimet e tyre
Shtetësia shqiptare humb interes, aplikimet për azil në rritje
Prodhimi i specit mbetet në sera për shkak të mungesës së tregut
- 20:47 Berisha për protestën: Duhet të finalizohet me sukses, është detyrim ndaj martirëve të lirisë
- 20:43 Rusia rrit ndihmën humanitare për Kubën duke dhënë 2 milionë dollarë
- 20:39 Ministri Hoxha takim me homologen kanadeze në Ankara: Mundësi të reja bashkëpunimi në ekonomi
- 20:32 Macron: Po i kthejmë Sirisë 51 milionë euro nga prona e konfiskuar e familjes Assad
- 20:27 Maratona nuk fitohet me nisjen e shpejtë, studimi zbulon avantazhin e grave në ritëm
- 20:20 Argjentina përmbys Egjiptin dhe siguron çerekfinalen, Messi protagonist i madh