Metaj mohon lidhjet me grupin e “Flakë në det”: Akuza është e padrejtë

24 Shtator 2025 | 15:06

Në seancën gjyqësore për operacionin “Flakë në det”, ish-shefi i Komisariatit të Kurbinit, Dritan Metaj, mohoi para Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) çdo lidhje me grupin e Gëzim Çelës dhe i cilësoi si të pabaza akuzat e SPAK për trafik droge.

Metaj deklaroi se “akuza e SPAK ndaj meje është e padrejtë dhe e pabazë” dhe theksoi se nuk kishte asnjë përfshirje në trafik droge. Ai shtoi se gjatë drejtimit të komisariatit, bashkëpunimi me Guardia di Finanza ka rezultuar në asgjësimin e qindra parcelave me kanabis, duke u angazhuar në luftën ndaj krimit në zonën e Laçit.

Avokati i tij, Ardian Kalia, kërkoi rikualifikimin e akuzës në shpërdorim detyre, duke argumentuar se Metaj nuk kishte dijeni apo domosdoshmëri për të arrestuar një person në kërkim.

Operacioni “Flakë në det”, i zhvilluar nga Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion në gusht 2023, zbuloi një rrjet të trafikut të drogës përmes rrugës detare, ku të akuzuar ishin Gëzim Çela dhe dy shtetas ukrainas që dyshohet se kanë përdorur një velier për të transportuar drogë nëpërmjet ujërave neutrale.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Kuvendi Kombëtar mund të krijojë një lëvizje apo parti?” Armir Shkurti tregon si do organizohet

Gazetari, Armir Shkurti, i ftuar këtë të shtunë në emisionin ‘Review’ me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat në Tiranë dhe...
21:22 | 11/07/2026

Kupa e Botës, Justin Bieber i është bashkuar listës së yjeve që do të interpretojnë në ndeshjen finale

Justin Bieber i është bashkuar listës së yjeve që do të interpretojnë në ndeshjen e funidt të Kupës së Botës në 19 korrrik në Nju...
21:03 | 11/07/2026

Muzika ‘Jazz’ ndez Edicionin e 9-të të MIK Festival në Korçë

Ka nisur për të nëntin vit radhazi MIK Festival në Korçë, eventi ndërkombëtar i muzikës që bashkon artistë të njohur shqiptarë dhe të huaj. Edicioni...
20:47 | 11/07/2026