“Flakë në det”, GJKKO pranon gjykim të shkurtuar për Gëzim Çelën dhe 11 të tjerë

9 Prill 2025 | 14:25

Gjykata e Posaçme pranoi kërkesën e grupit “Flakë në det” për tu gjykuar me procedurën e gjykimit të shkurtuar.

Kërkesa u pranua nga trupa e dhe në datën 23 prill prokuroria e posaçme do të lexojë konkluzionet përfundimtare për 12 pjesëtaret e këtij grupi.

Arlind Ismail Ukaj, Gezim Çela, Nerim Çela, Armando Mema, Dritan Metaj, Besnik Brokeri, Alket Deda, Selami Lushkaj, Ksenofon Bodo, Armando Papa si dhe dy shtetasit ukrainas Kyrylo Ponomarenko dhe Kostiantyn Biellon në seancën e kësaj të mërkure, i qëndruan kërkesës paraprake për gjykim të shkurtuar.

Operacioni “Flakë në det” u zhvillua nga Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion në gushtin e 2023, ku të arrestuarit dyshohen nga organi i akuzës se kanë kryer trafik të lëndëve narkotike në mes të detit.

SPAK dhe policia kishin informacion për një shkëmbim të mundshëm të drogës në det të hapur në zonën e Patokut përmes gomoneve, të cilat u përdorën për të shkëmbyer hashashin me kokainë në det. Droga u soll nga dy ukrainasit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Avokati Serjani: Në shesh na mban arroganca kundër qeverisë!

I ftuar në “Review” me Greta Topjana, ishte Gent Serjani i cili foli lidhur me ecurinë, qëndresën dhe strukturimin e protestës së qytetarëve. Gent Serjani...
21:52 | 11/07/2026

Ekonomisti Muharremi: Review-të negative po shkatërrojnë Pasuritë Kombëtare, e njoh mirë turizmin

Ekonomisti Alfred Muharremi ka reaguar lidhur me komentet dhe vlerësimet negative ndaj bizneseve turistike në Shqipëri, duke i cilësuar ato si të dëmshme për ekonominë...
21:33 | 11/07/2026

“Kuvendi Kombëtar mund të krijojë një lëvizje apo parti?” Armir Shkurti tregon si do organizohet

Gazetari, Armir Shkurti, i ftuar këtë të shtunë në emisionin ‘Review’ me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat në Tiranë dhe...
21:22 | 11/07/2026