“Metamorfoza”, gazetari shpjegon vendimin për Oltion Bistrin

18 Nëntor 2025 | 21:20

Gazetari Eni Ferhati i ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania ka folur lidhur me vendimin e marrë sot lidhur me fraksionin e parë të dosjes “Metamorfoza” ku u la i lirë ish-shefi i Operacionales, Oltion Bistri. Ferhati u shpreh se vendimi u ka marrë kohë trupës gjykuese teksa shtoi se vendimet e marra janë një ogur i mirë. Sipas tij jo çdo dosje duhet të shkojë me një vendim gjyqtar me burg.

“Një nga vendimet e para që jepet mbi dosjet e ashtu quajtura SKY ECC, i gjithë hetimi dhe provave që janë bashkëngjitur rrugës, indicia kryesore ka qenë zbërthimi i aplikacionin Sky ECC. Dhe është e parë të kuptuar se kush do të jetë vlera dhe cilësia që do ti japë gjykata provës së Sky Ecc, këtyre komunikimeve elektronike që janë përfituar me letër porosi dhe rrugë gjyqësorë.

Ka qenë një vendimi  cili ka marrë relativisht një kohë të gjatë të trupës gjyqësorë. Gjyqtarët kanë qëndruar 4 orë në dhomën e këshillimit. Megjithatë ishte një praktikë e çuditshme pasi dy të pandehur në këtë fraksion të ndarë të dosjes së madhe “Metamorfoza”, vendimi do të shpallet më 2 dhjetor Për Pëllumb Gjokën dhe ish-shefin e krimit të ogranizuar në Shkodër, Ardit Hasanbegaj.

Vendimi, nuk jam i suprizuar, madje do thoja është një ogur i mirë. Dosja metamorfoza është ndarë në dy fraksione, fraksioni me krimet e lehta ku të gjithë të pandehurit u proceduan me gjykim të shkurtuar dhe dosja për krimet e rënda ku po shkohet në gjykim të zakonshëm sepse janë vrasje me paramendim në kuadër të grupit kriminal ku nuk pranohet gjykimi i shkurtuar.

Kjo ishte ishte fraksioni i parë, në këtë operacion por edhe në operacione të tjera më shumë shet emri sesa hetimi apo materiali konkret. Ky është një ogur i mirë sepse ndoshta edhe ne e kemi patur opinionin publik se çdo dosje duhet të shkojë me një vendim gjyqtar me burg dhe të shpallurit fajtor,” tha gazetari.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dita e 47-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë. U bashkohen edhe studentët e veshur me pelerinat e diplomimit

Qytetarë, aktivistë, fëmijë e të moshuar janë mbledhur sërish këtë të enjte në ditën e 47-të të protestës, ku si çdo herë, po mbajnë fjalimet...
20:22 | 16/07/2026

Aksident i rëndë në Elbasan-Librazhd, humb jetën 19-vjeçari pasi makina del nga rruga

Një aksident me pasojë vdekjen e një të riu është regjistruar këtë të enjte në aksin rrugor “Elbasan–Librazhd”. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Mengël, ku...
19:21 | 16/07/2026

Helmimi i Akademisë së Sigurisë, AKU: Analizat janë në rregull, zhbllokoni aktivitetin e SORI-AL

AKU ka zhbllokuar ditën e sotme aktivitetin e kompanisë Sori-AL, i cili ishte ndërprerë pas helmimit të 64 studentëve të Akademisë së Sigurisë. Përmes një...
19:06 | 16/07/2026