Metani: Një drejtësi e fortë dhe e qëndrueshme kërkon angazhim të vazhdueshëm

10 Dhjetor 2025 | 16:00

Inspektori i Lartë i Drejtësisë Artur Metani mori pjesë në Mbledhjen e 3-të të Përbashkët të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë “Forcimi i Kapaciteteve Institucionale përmes Zhvillimit të Përmirësuar të Karrierës dhe Masave Mbrojtëse për Sistemin Gjyqësor”.

Në fjalën e tij, Metani e vuri theksin së pari tek praktikat që duhen ndjekur për të pasur një sistem drejtësie të fortë e të qëndrueshëm.

“Ndërtimi i një sistemi drejtësie të fortë dhe të qëndrueshëm kërkon angazhim të vazhdueshëm. Shteti i së drejtës nuk është thjesht një tërësi normash ligjore apo rregullash abstrakte, por është mbi të gjitha një veprimtari administrative institucionale. Në këtë kuadër, praktikat administrative të ndjekura nga ana e institucioneve tona duhet të kenë si qëllim ndërtimin e një mjedisi, ku meritokracia, pavarësia strukturore, siguria institucionale dhe profesionalizmi i magjistratëve të veprojnë si mekanizma të ndërvarur nga njëri-tjetri”, tha Metani.

Inspektori i Lartë i Drejtësisë u ndal edhe tek konstatimet e vërejtura gjatë veprimtarisë së punës së institucionit që drejton e që ndikojnë në cilësinë e punës e performancën e magjistratëve, e si të tilla duhen adresuar.

“Gjatë trajtimit të ankesave, apo zhvillimit të inspektimeve tematike/institucionale nga ana e institucionit të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë është konstatuar se mungesa e ambienteve të përshtatshme dhe përdorimi i pamjaftueshëm i teknologjisë së informacionit, përfshirë regjistrimin audio të seancave, sistemet e menaxhimit të çështjeve, arkivat, qarkullimin e dokumentacionit procedural dhe administrativ, si dhe sistemet teknologjike që mbulojnë procese specifike të punës së gjykatës apo prokurorisë , ndikojnë drejtpërdrejt në cilësinë dhe solemnitetin e gjykimit, si dhe në zhvillimin e hetimeve penale. Në disa raste, këto kushte kanë ndikuar edhe në sjelljen etiko-profesionale të magjistratëve, duke ekspozuar sistemin e drejtësisë ndaj perceptimeve negative nga publiku.

Modernizimi i infrastrukturës, rishikimi i protokolleve të sigurisë, vendosja e mekanizmave mbikëqyrëse dhe zhvillimi i analizave për menaxhimin e riskut dhe adoptimi i praktikave bashkëkohore të sigurisë së sistemeve dhe teknologjisë së informacionit janë masa thelbësore që garantojnë një mjedis pune të sigurt dhe funksional për të gjithë magjistratët. Për këtë arsye, investimi në infrastrukturë dhe për sigurinë e magjistratëve duhet të konsiderohet pjesë integrale e politikave për forcimin e pavarësisë, legjitimitetit dhe integritetit të pushtetit gjyqësor. Vetëm  në këtë mënyrë pushteti  gjyqësor  mund të funksionojë në mënyrë të qëndrueshme, duke garantuar cilësi, integritet dhe besueshmëri në çdo nivel të veprimtarisë së tij”, u shpreh ai.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kupa e Botës, Justin Bieber i është bashkuar listës së yjeve që do të interpretojnë në ndeshjen finale

Justin Bieber i është bashkuar listës së yjeve që do të interpretojnë në ndeshjen e funidt të Kupës së Botës në 19 korrrik në Nju...
21:03 | 11/07/2026

Muzika ‘Jazz’ ndez Edicionin e 9-të të MIK Festival në Korçë

Ka nisur për të nëntin vit radhazi MIK Festival në Korçë, eventi ndërkombëtar i muzikës që bashkon artistë të njohur shqiptarë dhe të huaj. Edicioni...
20:47 | 11/07/2026

Përkujtimi i gjenocidit të Srebrenicës, Republika Srpska fushatë për vuajtjet e popullit serb në Nju Jork

Në ditën e përkujtimit të gjenocidit të Srebrenicës, autoritetet e Republikës Srpska nisën një fushatë promovuese në sheshin Times Square në Nju Jork, duke vënë...
20:39 | 11/07/2026