Meteorologia Lajda Porja flet për stuhinë e madhe që ka përfshirë Shqipërinë
E ftuar në Euronews Albania, meteorologia Ladja Porja ka dhënë detaje mbi stuhinë e madhe që ka përfshirë Shqipërinë. Ajo shpjegoi se stuhia, e cila ishte parashikuar dhe e përqendruar në Kanalin e Otrantos, ka prekur fillimisht Durrësin, pastaj Shkodrën, Lezhën dhe më pas Tiranën.
Porja theksoi se pritet një përkeqësim i mëtejshëm i situatës gjatë orëve të pasdites. Po ashtu, për jugun e vendit, parashikohet që Vlorë, Sarandë dhe Gjirokastër të përjetojnë rrebeshe shiu.
Meteorologia përmendi se të nesërmen, situata do të përmirësohet, por do të shoqërohet me një rënie të temperaturave. Ndërkohë, i nxehti do të rikthehet në mes të javës së ardhshme, deri në fundjavë.
“Stuhia, e cila ishte parashikuar dhe përqendruar në Kanalin e Otrantos, ka prekur fillimisht Durrësin, pastaj Shkodrën, Lezhën dhe më pas Tiranën. Parashikohet një përkeqësim i situatës gjatë orëve të pasdites, ku qarqet që do të përballen me probleme do të jenë Shkodra, Dibra, Kruja, Tirana, Elbasani dhe Durrësi.
Sa i përket jugut, pritet që Vlorë, Sarandë dhe Gjirokastër të kenë rrebeshe shiu. Intensiteti i reshjeve në Tiranë do të jetë më i fortë nga ora 15:00 deri në 18:00. Era do të jetë e fortë deri në orët e mbrëmjes, ndërsa nesër pritet një përmirësim i situatës, por me rënie të temperaturave deri në 27 gradë Celsius.
Nxehti do të rikthehet në mes të javës së ardhshme dhe deri në fundjavë, temperaturat pritet të arrijnë deri në 35 gradë Celsius. Këto stuhitë tropikale janë pjesë e sezonit dhe do të rikthehen përsëri në shtator”, tha Porja.
LEXONI GJITHASHTU:
Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS
“PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar
Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti
- 22:24 Berisha për deklaratat e ministres serbe: Ndjesa e një monstre, përsëris kërkesën për shpalljen e saj ‘non grata’
- 22:16 Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS
- 21:55 Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin
- 21:45 “PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar
- 21:28 Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti
- 21:08 Kanosën gazetarin në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, procedohen penalisht dy persona