Mexhiti shpall fitoren në Çair: Ali Ahmetin e dërguam në pension politik
Në selinë e koalicionit VLEN në komunën e Çairit me shumicë shqiptare ka nisur festa pas mbylljes së procesit të votimit lidhur me zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut.
Në fjalimin e tij para mbështetësve, Izet Mexhiti shpalli fitoren në Çair ku u shpreh se kjo fitore i takon qytetarëve shqiptarë dhe jo individëve apo partive të veçanta. Ai e cilësoi rezultatin si një moment historik për ndryshim në skenën politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut.
“Në Çair fituan shqiptarët. Dorëhiqu, Ahmeti. Vota e shqiptarëve të dërgoi në pension politik. Të uroj ditë të qeta pensioni,” tha ai duke iu drejtuar liderit të BDI-së, Ali Ahmeti.
Mexhiti theksoi gjithashtu se VLEN ka siguruar fitore në shumicën e komunave me shumicë shqiptare, duke e cilësuar këtë si fillimin e një epoke të re politike.
“Kjo fitore nuk është e imja apo e VLEN-it, por e shqiptarëve dhe e dinjitetit qytetar,” shtoi ai.
Në ngjarje mori pjesë edhe kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani, e cila përgëzoi përmes pranisë së saj rezultatin e koalicionit opozitar shqiptar.
Tre persona humbën jetën në festën për kualifikimin e Meksikës në Kupën e Botës
Chris Brown humb betejën në gjykatë, detyrohet t’i paguajë ish-punonjëses 13 milionë dollarë
Aksident tragjik me 1 të vdekur, furgoni me pasagjerë i linjës së Beratit del nga rruga në autostradën Tiranë–Durrës
- 19:22 Zbardhet lista e propozuar nga Berisha, kush janë emrat që do të votohen për anëtarë të Kryesisë së PD
- 19:20 Dita e 32-të e protestës, nis grumbullimi i qytetarëve në Sheshin “Skënderbej”
- 19:12 Berisha: Ky është Këshilli Kombëtar më cilësor i PD, mbështesim lëvizjen e gjeneratës së re
- 19:05 Dy gra kandidate për Këshill Kombëtar, Berisha propozon emrat
- 18:58 Dy vjet pa gjeniun e letërsisë shqipe, Ismail Kadare
- 18:51 Gjykata e Hagës cakton datën e vendimit për ish-krerët e UÇK-së