Michel: Nëse RMV-ja pranon propozimin francez, hapen negociatat
Nëse Maqedonia e Veriut pranon propozimin francez për zgjidhjen e kontestit me Bullgarinë, Konferenca e Parë Ndër Qeveritare do të mbahet në ditët në vijim.
Kështu deklaroi Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel këtë të martë në Shkup, gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me kryeministrin maqedonas, Dimitar Kovaçevski.
“Nëse thoni po, atëherë Konferenca e Parë do të organizohet në ditët e ardhshme dhe do të zbatohet vendimi i marsit të vitit 2020 dhe do të fillojë procesi për hapjen e negociatave. Vendimi për këtë është te ju dhe është vendimi juaj. Kjo mundësi nuk duhet lënë anash, asnjëherë nuk kemi qenë kaq afër. Maqedonas, kemi mundësinë t’i thoni po hapjes së negociatave dhe po Bashkimit Evropian”, u shpreh Michel.
Sipas tij, propozim francez është një zgjedhje e balancuar për të dyja vendet, teksa shtoi se kjo ruan identitetin dhe gjuhën maqedonase.
LEXONI GJITHASHTU
“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit
Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij
Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta