“Migrena zgjat nga 4-72 orë”-Mjekja tregon pasojat fatale

26 Janar 2024 | 11:30

Studimet tregojnë se dhimbja e kokës te gratë është më e shpeshtë, më e fortë dhe më e zgjatur se ajo e meshkujve. Gratë kanë më shumë gjasa se burrat të kërkojnë kujdes mjekësor dhe ilaçe me recetë për migrenën apo lloje të tjera të dhimbjes së kokës. Gjithashtu, gratë që kanë migrenë kanë prirjen të kenë më shumë probleme me shëndetin mendor, duke përfshirë ankthin dhe depresionin.

Entela Basha, neurologe e ftuar në emisionin ‘Good Morning Albanians’ në Euronews Albania, foli në lidhje me migrenë, ku tha se është një dhimbje shumë e shpeshtë.

Ajo theksoi se në vendin tonë, gati 12-15% e popullatës vuajnë nga migrena.

Mes tjerash ajo nënvizoi se tek personat që vuajnë nga migrena, dhimbja e kokës zgjat katër deri në 72 orë.

“Kafja te migrenozët është  jetë-shpëtim. Ato qe janë me migrenë pinë kafen çdo mëngjes. Kafeina qetëson dhimbjen e kokës. Ato që janë më migrenë thonë që po të mos pi kafen e mëngjesit do më shpërthejë dhimbja e kokës. Migrena është një dhimbje koke parësore, është një dhimbje koke shumë e shpeshtë. Gati 12-15% e popullatës vuajnë nga migrena. Është një dhimbje koke që fillon në mënyrë graduale dhe arrin në një pikë, një kulm që shkon me një intensitet që zgjat nga 4 deri në 72 orë.  Ka një karakter pulsativ që shoqërohet me të vjella, me të përziera. Pas dhimbjeve të mesit, migrena është sëmundja e dytë për invidualizim”-tha ajo.

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson

Eksperti i sigurisë Faik Basha tha në “Good Morning Albanians” në Euronews këtë të mërkurë, se zjarri i cili shkaktoi dëme të mëdha në Shëngjin...
08:53 | 31/07/2024

“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…

Gazetari Altin Mema tha për “Good Morning Albanians” në Euronews se zjarri në Shëngjin mund të ishte menaxhuar më mirë pasi ai kishte nisur si...
08:23 | 31/07/2024

“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…

Eksperti i industrisë ushqimore, Abdyl Sinani ishte i ftuar këtë të mërkurë në “Good Morning Albanians” në Euronews për të folur rreth përfitimeve që sjell...
08:03 | 31/07/2024