Mijëra njerëz protestojnë në Beograd kundër dhunës
Disa mijëra njerëz në Beograd kanë protestuar me moton “Serbia kundër dhunës” dhe kanë kërkuar dorëheqjen të zyrtarëve të caktuar. Të tubuarit, në disa raste ka brohoritur “Dorëheqje” dhe “Vuçiç largohu”.
Kjo është protesta e dytë kundër dhunës, e cila u mbajt me ftesë të opozitës parlamentare pro-evropiane, pas dy vrasjeve masive që tronditën Serbinë javën e kaluar.
Me ftesë të organizatorëve, pjesëmarrësit e protestës bllokuan urën Gazela, e cila është më e qarkulluara në autostradën në Beograd. Organizatorët theksuan se Gazela është “i vetmi institucion në vend që funksionon”.
Bllokimi i kësaj rruge kyçe në qytet, ka zgjatur rreth dy orë.
Organizatorët deklaruan se janë përmbushur dy kërkesa – caktimi i seancës së Kuvendit të Serbisë dhe dorëheqja e ministrit të Arsimit, Branko Ruzhiç.
Deputeti i Partisë Demokratike, Sërgjan Millivojeviq, ftoi protestuesit që të premten e ardhshme të dalin para Kuvendit të Serbisë, në kohën kur do të mbahet seanca me kërkesë të opozitës.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë