Milaim Zeka: Kurti ia fali Veriun Serbisë, kënga jo më deri te “Molla e Kuqe”
Gazetari Milaim Zeka ishte këtë të enjte i ftuar në një intervistë për Euronews Albania ku ka folur për situatën në veri të Kosovë. Ai tha se kryeministri Kurti mbylli gjykatat dhe prokurorinë në veri të Kosovës dhe tashmë kjo pjesë është totalisht në dorë të Vuçiçit.
Ai tha se e kritikon Albin Kurtin si kryeministër, pasi ky i fundit sipas tij ja fali veriun Serbisë dhe shtoi se shumë shpejtë shqiptarët e Kosovës nuk do këndojnë më këngën “Deri te Molla e Kuqe”, pasi kufiri i Kosovës do të shtyhet deri te lumi Ibër.
“Veriu i Kosovës është totalisht në dorën e Vuçiçit, unë po e kritikojë Albin Kurtin si kryeministër të Kosovës, unë kurrë nuk jam marrë me Albinin kur ishte opozitar, kryetar i opozitës.
Unë po ju them se shumë shpejt, me logjikën e Albin Kurtit shqiptarët e Kosovës dhe të diasporës në vend të këngës “Deri Te Molla E Kuqe”, do të këndojnë këngën “deri te ura e Ibrit”. Ky ja fali komplet veriun e Kosovës Vuçiçit”,-tha për Euronews Albania, Milaim Zeka.
LEXONI GJITHASHTU:
- Gjermania ndërpret bashkëpunimin me Kosovën në disa fusha, shkak tensionet
- Rama: Ballkanin e Hapur 1 mijë herë të kthehesha mbrapa, 1 mijë herë do ta bëja
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 22:02 Aliaj nga “Review”: Ka turistë që vinë me bukë me vete si në kohën e Enverit kur iknim për punë
- 21:34 Nuk mjafton lufta në Iran: “Super El Niño” mund të shkaktojë rritje të çmimeve të ushqimeve deri në vitin 2028
- 20:57 Studiuesi Tare: Rama ka bërë për Kurveleshin atë që asnjë qeveri s’e bëri në 100 vjet! Duhet të punohet për turizmin kapilar
- 20:46 Nga Trump, tek Meloni: Në Iran publikohet “lista e hakmarrjes”
- 20:23 21-vjeçari shqiptar në Itali akuzohet për abuzim ndaj turistes gjermane: Më dehu dhe përfitoi
- 20:10 Vijon dita e 43 e protestës qytetare në Tiranë