Milan arrin akordin me Nkunku, Igli Tare kontakton mbrojtësin Akanji

28 Gusht 2025 | 11:52

Milan do të provojë deri në momentin e fundit për të kryer dy afrime të tjera në merkato, teksa për njërin prej tyre ka arritur akordin paraprak. Djajtë synojnë gjithashtu transferimin e mbrojtësit zviceran Akanji.

Igli Tare dhe Milani i tij vijojnë në heshtje përgatitjet në këtë sezon të ri që sapo ka nisur, por paralelisht vazhdon edhe merkato e cila është në orët e saj të fundit. Drejtuesit e kuqezinjve besojnë se do të ketë të tjera afrime deri në rënien e gongut, pasi thuhet se i pari me të cilin është arritur akordi në këtë periudhë është sulmuesi francez i Chelseat, Nkunku. Lojtari dhe kuqezinjtë kanë gjetur gjuhën e përbashkët për një kontratë 5-vjeçare, ndërsa mbetet vetëm përmbyllja e procedurave.

Ishte vetë lojtari i cili ka shprehur dëshirën për t’u larguar drejt Milanos, duke vënë në dijeni blutë e Londrës, teksa kujtojmë që më herët pati edhe një bisedim me Bayern Munchen. Ajo tanimë ka ngelur pas dhe Nkunku shumë shpejt do të jetë afrimi më i fundit i djajve.

Igli Tare, drejtori sportiv i Milanit, nuk do ta lërë me aq, pasi ka kontaktuar edhe mbrojtësin e Manchester Cityt, Manuel Akanji, pasi edhe ky i fundit është i pakënaqur te qytetarët. Lojtari është pro një largimi nga Etihad, por vetëm nëse vjen një ofertë e mirë. Milani duhet të nxitojë, pasi më herët ishte Galatasaray që arriti një akord me Man Cityn për transferimin e Akanjit, ku është i gatshëm të paguajë 15 milionë euro. Pengesë është bërë futbollisti që ende nuk e ka pranuar këtë ofertë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zbardhen të tjera video nga plagosja me thikë në poliklinikën e Shkodrës, si nisi konflikti

Euronews Albania ka siguruar pamje të tjera nga konflikti i ndodhur në ambientet e Poliklinikës në lagjen “Vasil Shanto” në Shkodër, ku mbeti i plagosur...
07:14 | 17/07/2026

Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…

Gazetari Endri Xhafo i ftuar këtë të enjte në “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur mbi mënyrat se si kryeministri Edi Rama...
22:22 | 16/07/2026

“Drafti i Spiropalit”, Manjani: Nuk është projekt politik

Juristi Ylli Manjani këtë të enjte i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me mocionin e dorëzuar në...
21:51 | 16/07/2026