Milan rikthehet në krye të Serie A, fitojnë Interi dhe Napoli
Rivaliteti në Serie A këtë sezon është i lartë, me vendin e parë që ndryshon nga java në javë.
Kuqezinjtë e Milanit janë rikthyer në krye të renditjes pas fitores minimale ndaj Lazios në shtëpi, me golin vendimtar të Rafael Leao në fillim të pjesës së dytë.
Në vendin e dytë është Napoli, i ndjekur nga Inter, Roma dhe Bolonja, që kompletojnë pesëshen e parë në tabelë.
Skuadra e trajnerit Luciano Spalletti mposhti një rival direkt si Roma, që pësoi humbjen e katërt sezonale.
Fitorja u vendos nga rrjeta e sulmuesit Neres në minutën e 36’, dhe pjesa e dytë nuk solli ndryshime, duke i dhënë napoletanëve 3 pikët e radhës.
Të dielën, Interi mori një fitore të rëndësishme në transfertë ndaj Pisas, duke u afruar vetëm një pikë pas Milanit.
Pas një pjese të parë pa gola, kapiteni Lautaro Martinez realizoi një dopietë në pjesën e dytë, duke mbyllur sfidën 0-2 dhe duke siguruar tre pikët për zikaltërit.
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë