Milani shkarkon trajnerin Fonseca, akord me një tjetër portugez

30 Dhjetor 2024 | 11:18

Ndeshja ndaj Romës ishte e fundit për Paolo Fonsecan, i cili tani mbetet pa skuadër, pasi drejtuesit e kuqezinjve vendosën ta shkarkojnë. Portugezi, i cili mori drejtimin e Milanit në nisje të sezonit, u pa teksa largohej me automjetin e tij pas një takimi që zgjati mbi një orë me presidencën, ndërsa konfirmoi për gazetarët që e prisnin jashtë stadiumit se gjithçka tani ka mbaruar: “Futbolli i tillë është.”

Duket se drejtuesit nuk e pranuan dot barazimin me Romën dhe me gjasa nuk është i vetmi rezultat që ka ndikuar, pasi Milani aktualisht renditet në vendin e 8-të dhe, nëse vijon me këtë ritëm, do të humbasë garat evropiane për vitin e ardhshëm. Në 17 ndeshje në Serinë A, Fonseca regjistron 7 fitore, 6 barazime dhe 4 humbje, me 27 pikë të grumbulluara.

Zëvendësuesi i tij nuk ka vonuar dhe do të jetë Sergio Conceição, i cili ishte aktualisht pa skuadër. Një njohje e vjetër për italianët, pasi më herët ka luajtur për gjashtë vite në periudhën që ishte futbollist, ndërsa si trajner, ekipi më i mirë që ka drejtuar ishte Porto, me të cilën u shkëput pak muaj më parë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

I moshuari humb jetën në liqenin e Pogradecit, dyshohet se pësoi infarkt sapo hyri në ujë (VIDEO)

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e të enjtes në Pogradec, ku një i moshuar ka humbur jetën në një prej plazheve në hyrje...
18:35 | 23/07/2026

Përfundon me një të vdekur pengmarrja në një bankë në Gjermani, arrestohet autori

Situata e pengjeve në Regensburg të Gjermanisë ka përfunduar. Policia ka arrestuar autorin e dyshuar, një 20-vjeçar gjerman, pas një operacioni të gjerë në perëndim...
18:26 | 23/07/2026

“Reshje dhe shtrëngata të forta të premten”, Bashkia Himarë del me njoftim zyrtar

Ashtu si Bashkia e Vlorës, edhe Bashkia e Himarës ka dalë me një njoftim për përkeqësimin e pritshëm të kushteve atmosferike gjatë ditës së premte....
18:04 | 23/07/2026